AlbanianSport.com 17/01/2019 21:10
ASNN – Gollden Stejt Uorriërs i Stefën Kërit, Kevin Djurantit dhe Klej Tompsonit kanë vendosur një rekord shumë të veçantë në NBA, gjatë ndeshjes së luajtur në fushë kundërshtare ndaj Denver Nagets, të cilën e fituan 142-111. Lojtarët e skuadrës kaliforniane, 3 herë “kampionë” në 4 vitet e fundit, kanë bërë një lojë të jashtëzakonshme, duke vendosur rekord të ri pikësh, të shënuar në pjesën e parë të një ndeshje zyrtare në NBA.
Falë lojës së drejtuar nga Kërri, skuadra nga Oakland ka shënuar 51 pikë në 12 e para të ndeshjes kundër Denverit. Edhe pse jemi gjatë sezonit të rregullt, ky rekord ka një domethënie të madhe për disa motive. I pari bën fjalë për këtë sezon, që të mundësh Denver Nagets në këtë mënyrë është një sinjal paralajmërimi për njerëzit e Kolorados, që janë aktualisht në vendin e dytë në renditje pas Gollden Stejtit.
I dyti është se Këri me shokë nuk e ulin aspak vëmendjen në asnjë ndeshje. I 3-ti është se skuadra është në rrugën e duhur. 51 pikët e shënuara në pjesën e parë, janë rekordi I ri, duke zëvendësuar atë të mëparshmin që ishte me 50 pikë. Ishin 5 skuadra që e kishin më parë këtë rekord. Një tjetër rekord në këtë sfidë ishte edhe ai realizimit të 10 3-pikëshave vetëm në pjesën e parë.