AlbanianSport.com 10.01.2015 11:55
ASNN – Pas brazilianit Pedro Mendez Mistieri, i cili ka luajtur në Greqi me FC Korinthios, tek Naftëtari nuk ka asnjë të afruar për të bërë të mundur ndërtimin e një skuadre cilësore, e cila do të bëjë të mundur mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Edhe braziliani Mistieri është i vetëofruar, ndërsa në fakt drejtuesit kuçovarë janë duke vazhduar tratativat për të sjellë një sulmues goli, i cili do të bëjë diferencën në fushë me pjesën tjetër të skuadrës.
Por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, ndaj kuçovarët janë duke pritur për përforcimet për një skuadër ndryshe në pjesën e dytë të këtij sezoni të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.