ASNN – Tek Naftëtari ka firmosur vetëm braziliani Pedro Mistieri. Dhe në këto kushte, kur të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë në grupin e Jugut kanë bërë përforcime, në Kuçovë të gjithë ndihen keq.
Në mënyrë të veçantë sportdashësit, të cilët presin të kenë një tjetër ekip, i cili do të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë. Sipas tyre, Zylyftari e do një partner në sulm dhe sigurisht që më pas golat nuk kanë për të munguar.
“Kampionati është ende i gjatë. Janë plot 16 ndeshje deri në përfundim të kampionatit”, – kanë thënë tifozët në faqen e “Facebook”-ut të KF Naftëtarit. – Në qoftë se duan të shpëtojnë Naftëtarin ka ende kohë.
“Asnjëherë nuk është vonë për diçka në të mirë të ekipit dhe tifozëve, – kanë vijuar kuçovarët. – Naftëtari është lumturia e kuçovarëve.”