Gjergj Vyshka 26.01.2015 13:15
Naftëtari i ka bërë dalje dy lojtarëve brazilianë, të cilët i kishte në provë deri në miqësoren me Tomorin, të cilën kuçovarët e barazuan 0-0 në Berat. Bëhet fjalë për Viktor Pereira, i cili luan në rolin e mesfushorit të avancuar, si dhe Felipe Santos, i cili si mesfushor i avancuar.
Të dy këto lojtarë kanë qenë në provë, ndërsa pas përfundimit të miqësores me Tomorin, dyshja teknike Kanani-Dume ka vendosur që të mos jenë pjesë e skuadrës. Sepse duket se nuk bëjnë diferencë me pjesën tjetër të skuadrës. Deri më tani i vetmi brazilian që ka firmosur për Naftëtarin është Pedro Mistieri.
Në periudhën përgatitore dimërore, Naftëtari ka luajtur tre ndeshje miqësore, teksa ka fituar 3-1 me kosovarët e Hajvalisë, si dhe ka barazuar 1-1 me Besën dhe 0-0 me Tomorin e kështu ka dhënë shenja të mira si një skuadër që do të dijë të mbijetojë në Kategorinë e Parë.