AlbanianSport.com 24.01.2015 07:55
ASNN – Brenda tre ditësh, Naftëtari do të luajë miqësoren e tretë të periudhës përgatitore, ndërsa do të jetë në Berat përballë Tomorit.
Deri më tani, kuçovarët kanë fituar 3-1 në shtëpi me kosovarët e Hajvalisë, si dhe kanë barazuar 1-1 me Besën në Kavajë.
Ndërkohë në skuadër, pasi ka firmosur për gjashtë muaj braziliani Mistieri, janë në provë dhe dy brazilianë të tjerë.
E ata janë Viktor Ferreira dhe Felipe Santos. Kurse ndeshja në Berat mund të vendosë shumë gjëra për ta.