AlbanianSport.com 18.01.2015 17:20
ASNN – Naftëtari duket se ka sukses vetëm me ekipet e moshave, ndërsa skuadra e parë është në ndërtim e sipër dhe pret që të mbijetojë në Kategorinë e Parë.
Kështu Nën-15-vjeçarët e Naftëtarit ka barazuar 3-3 me Murialdon, ndërsa për kuçovarët kanë shënuar një dygolësh Karakashi dhe më pas edhe Xhemalaj.
Ndërkohë që skuadra e të rinjve ka fituar 4-2 me bashkëmoshatarët e Albpetrolit të Patosit, atje ku kanë shënuar Shkurti dy gola, Arapi dhe Shyti.
Në të njëjtën kohë, Naftëtari i të rriturve deri më tani nuk ka realizuar asnjë ndeshje miqësore.