AlbanianSport.com 22.01.2015 07:40
ASNN – Naftëtari i ka nisur me fitore miqësoret e periudhës përgatitore dimërore, teksa dje në “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës ka mundur skuadrën kosovare Hajvalia, e cila është në vendin e dytë në kampionatin e saj.
Bardhezinjtë e drejtuar nga Adriatik Kanani dhe Dashnor Dume kanë fituar 3-1, ndërsa kanë shërbyer për këtë sukses dy golat e Himës dhe një i Kajës.
Ka qenë një ndeshje shumë e bukur nga skuadra e Naftëtarit, që kështu premton të mbijetojë në Kategorinë e Parë.