AlbanianSport.com 2710/2018 11:35
ASNN – Një nga lojtarët më interesantë të momentit është Florent Muslija, i cili luan në klubin e Hanover 96-ës në Bundesligën gjermane. Ai është vetëm 20 vjeç dhe me paraqitet që po tregon tek skuadra gjermane, ka tërhequr të gjithë vëmendjen e specialistëve dhe mediave.
Futbollisti shqiptar është pjesë e përfaqësueses së Nën-20-vjeçarëve të Gjermanisë, aty ku e kanë cilësuar edhe si “motorin i mesfushës”. Me Hanoverin, ai ka arritur të shënojë edhe 2 gola këtë sezon, duke spikatur gjithashtu edhe me aftësinë e tij si një një ekzekutues vrastar i goditjeve të dënimit.
Të premten, trajneri Hanover 96-ës, Brajtenrajter, foli për lojtarin me origjinë shqiptare dhe rrëfeu se 20-vjeçari është një njeri shumë modest. Trajneri gjerman theksoi se Muslija në rrugë të drejtë dhe ka potencial të japë më shumë për ekipin e Hanover 96-ës.
“Ai vazhdon të jetë shumë modest, i mirë, i sjellshëm dhe i aftë të merret me situatën, – tha trajneri gjerman. – Ai është në rrugën e drejtë dhe mund të bëjë shumë ndeshje të mira për skuadrën.”