Murinjo: Mesi & Ronaldo, e padrejtë të zgjedhësh njërin si më të mirë

Share Button

AlbanianSport.com 18/01/2019 15:20

ASNN – Murinjo në vështirësi, Mesi e Ronaldo të ndryshëm, secili më i miri në llojin e vet. Ylli argjentinas, Lionel Mesi, ka shënuar 17 gola dhe ka realizuar 11 pasime goli në 17 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll me Barcelonën e tij, duke regjistruar shifra spektakolare dhe duke sfiduar më të rinjtë e klubeve të tjera elitare në Evropë. Ndërkohë, përmes golit të shënuar në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës spanjolle që arrin të shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij. Në anën tjetër, portugezi Kristiano Ronaldo është duke e dëshmuar veten mjaft mirë në Serinë A.

Dhe deri më tani e kryeson garën për “Këpucën e Artë” të Italisë, me 14 gola të shënuar në 21 javë kampionat, vetëm një më shumë se Kriztof Piateku i Xhenoas, futbollist që shihet me të ardhme dhe mund të përfundojë në këtë merkato dimri tek Milani. Megjithatë, rivaliteti midis Mesit dhe Ronaldos mbetet shumë i madh dhe pavarësisht se linja e dominimit të tyre u ndërpre në vitin 2018 nga kroati Luka Modriç, sërish argjentinasi dhe portugezi luftojnë për të qenë numri një në botë dhe janë në këtë rrugë edhe këtë edicion, dëshmuar me gola dhe statistika të tjera sportive që magjepsin.

Për rivalitetin midis tyre dhe se kush është më i miri në botë foli dhe trajneri Zhoze Murinjo, i cili i dha komentet e tij për rrjetin “BeIN Sport”. “Mendoj se është e padrejtë për të dy ata nëse dikush thotë se njëri është më i mirë se tjetri, – ka thënë portugezi. -Mendoj se ata janë thellësisht shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. E vetmja gjë që unë dua ta them është isha një njeri shumë i lumtur kur Ronaldo ishte pjesë e skuadrës time tek Reali i Madridit. Por, edhe kur luaja kundër Mesit, duhet të mendohesha shumë për të gjetur mënyra të ndryshme për t’i shtuar mundësitë e klubit tim të jetë i suksesshëm.”

“Sepse Mesi është i vështirë të markohet dhe ka lëvizje të paparashikuara. Gjëja që adhuroj gjatë kohëve të fundit është që Mesi dhe Ronaldo kanë mbetur në nivel shumë të lartë dhe vijojnë të na dhurojnë emocione”, – ka përfunduar trajneri portugez, i shkarkuar nga Mançester Junajtid para pak javësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh