“Mundo Deportivo”: UEFA, standard i dyfishtë, dënoi Jashanicën, por jo Ramosin

Share Button

AlbanianSport.com 28/11/2018 09:45

ASNN – Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili është pjesë e klubit të Skënderbeut, Bajram Jashanica, është pezulluar nga UEFA dy vjet, sepse është gjetur fajtor për përdorim të një substance mjekësore që në listën e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) rezulton substancë e ndaluar. Por duket se UEFA përdor standard të dyfishtë kur është fjala për lojtarë të veçantë dhe klube të veçanta. Dihet tashmë që UEFA e ka penalizuar Skënderbeun me 10 vjet nga veprimtaritë  e saj, me akuzën se Skënderbeu është i përfshirë në trukim ndeshjesh.

Çështja, siç dihet, është për shqyrtim në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS) dhe ende nuk është marrë një vendim nga gjykata në fjalë. Dënimi i Jashanicës ishte një dëmtim “ekstra” për korçarët, që rëndon mjaft në financa dhe imazh. Por jo, UEFA sillet ndryshe me lojtarët e klubeve të mëdha, siç ka ndodhur me mbrojtësin e Realit të Madridit, Serxhio Ramos. Ai ka përdorur para finales së madhe të Ligës së Kampioneve në vitin 2017 një substancë (dexamethasone) që rezulton të konsistojë në doping dhe e ndaluar nga agjencitë e anti-dopingut.

Çuditërisht UEFA ka heshtur dhe ky skandal është bërë publik tashmë. Gazeta e njohur spanjolle, “Mundo Deportivo”, ka shkruar një artikull ku merr si shembull rastin e Bajram Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luajë futboll. Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku Jashanica dënohet dy vjet për përdorim dopingu, në një rast krejt specifik, sepse ai e mori elementin si kurë mjekësore për dëmtimin që kishte pësuar, ndërsa Serxhio Ramos merr një substancë të ngjashme, kapet dhe UEFA hesht.

Duket qartë se edhe në UEFA funksionon ligji i xhunglës, ku komandën e bëjnë të fortët.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh