Gjergj Vyshka 21.01.2015 21:20
Xhuljo Zyba, 17 vjeç, është ndër ata shqiptarët që nuk janë emra të njohur në sportin shqiptar. Por që e bëjnë atë për kënaqësi, ndërsa shtatlartësia dhe fuqia që e karakterizon sot mund ta kishte futur në listën e kampionëve të mundjes shqiptare.
Ai studion në kolegjet amerikane në Boston dhe si i tillë është përfshirë në kampionatin e mundjes së lirë të shkollave. Pa rregulla të caktuar për disiplinën sportive, por thjesht me forcë, Zyba ka qenë i papërmbajtshëm në tapet.
Ka mundur tre amerikanë, ndërsa ka ditur të fitojë dhe me tuç. Por në finale ka humbur për shkak të një gabimi. Ndoshta në kërkim të sportistëve shqiptar ai mund të jetë një emër për të cilin Federata Shqiptare e Mundjes duhet të interesohet, sepse ndoshta mund të jetë një talent që duhet përfituar.