Gjergj Vyshka 22.08.2015 07:05
Presidenti Biba: “Komiteti Drejtues ka marrë vendimin e zhvillimit të të gjitha aktiviteve sipas kalendarit, me apo pa financime shtetërore”. Federata Shqiptare e Mundjes me president Martin Biba dhe Sekretar të Përgjithshëm Ndriçim Spahiu vazhdon luftën e saj me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Madje dje grupi i trajnerëve, sportistëve dhe gjyqtarëve i përbërë nga Fiqiri Rama (Korabi), Besnik Selita (Burreli), Sabah Cenaj (Kukës), Abdulla Hoxha (Tërbuni), Nazmi Elezi (Vllaznia), Dedë Bregu (Vllaznia), Ilir Cani (Olimpik G.), Orges Liçaj (Tirana), Sahit Prizreni (Tirana), Veli Idrizi (Kamëz), Fuat Brahi (Teuta), Eqerem Kazazi (Besa), Ardian Ferko (Apolonia), Ilia Keli (Tomorri), Ermal Agaj (Flamurtari), Alket Haxhiraj (Flamurtari) Shkëlqim Korkaj (Vlora Wrestling), Besnik Shehu (Studenti), Banush Koçi (Golloborda), Gani Gegolli (Kolegjiumi i Gjyqtarëve), Vilson Ndregjoni (sportist) dhe Qamil Bajrami (sportist) kanë dalë në një peticion.
Peticion të cilin për të gjithë mediat e ka lexuar Sahit Prizreni dhe që i drejtohet posaçërisht ministres Nikolla. Në këtë peticion i bëhet thirrje ministres Nikolla të zhbllokojë menjëherë fondin grant në mënyrë që Federata të zhvillojë veprimtaritë e saj, të cilat i ka miratuar vetë dikasteri që ajo drejton.