Gjergj Vyshka 26.11.2016 11:15
Tirana është kampionia e padiskutueshme e mundjes shqiptare. Tashmë është konfirmuar si e tillë dhe për të rritur, ndërsa bardheblutë kanë zënë vendin e parë si në stilin klasik, apo greko-romak, por dhe në atë të lirë. Dhe jo vetëm si ekip, por dhe si individë bardheblutë kanë dhe sportistët më të mirë të veprimtarisë, që në fakt i ka takuar Kevin Kupit në mundjen klasike dhe Egzon Shalës në stilin e lirë. 13 ekipe, që ishin Tirana, Tomori, Flamurtari, Olimpik G, Kukësi, Besëlidhja, Burreli, Golloborda, Teuta, Vllaznia, Besa, Tërbuni dhe Korabi, kanë sjellë për të dy stilet mbi 90 mundës.
Një veprimtari që është zhvilluar nën masa të rrepta policie, sepse ka pasur dhe shkëndija për konfrontime. Por që në fund janë zbutur dhe deri në fund kampionati kombëtar i të rriturve ka në mënyrën më të mirë të mundshme, organizuar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ndriçim Spahiu. Sigurisht që kampionati ka dhënë fitues të ekipeve të tjera, atje ku është dalluar Besëlidhja me tre kampionët e saj Julian Gjelaj, Alban Neçaj dhe Aleksandër Kolbucaj.
Apo kur Golloborda shfaqet me dy kampionë si Orges Margjekaj e Arblin Kurti. Vëllëzerëti Therepeli janë kampion, por Edisoni për Tomorin e Dritani për Flamurtari. Kampion të zakonshëm mund të cilësohen Haxhi Sina e Qamil Bajrami. Por risia është fakti se dhe Besa e ka kampionin e saj për të rritur, teksa bëhet fjalë për Altin Kurti. Pra Tirana është kampione e padiskutueshme e mundjes, sepse e tillë ka qenë sivjet për të rinj, por dhe për moshat e shkollorëve dhe paratërinjve. Por të paktën Kampionati Kombëtar për Të Rritur tregoi se ka dhe elementë të tjerë cilësor nëpër ekipet shqiptare.
Kampionati i 70-të Kombëtar
i Mundjes – Të Rritur 2016
Rezultatet teknike:
Mundje klasike
(Greko-Romake)
Pesha 59 kg Edison Therepeli (Tomori)
Pesha 66 kg Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 71 kg Dritan Therepeli (Flamurtari)
Pesha 75 kg Orges Margjekaj (Golloborda)
Pesha 80 kg Julian Gjelaj (Besëlidhja)
Pesha 85 kg Alban Neçaj (Besëlidhja)
Pesha 98 kg Arblin Karaj (Golloborda)
Pesha 130 kg Aleksandër Kolbucaj (Besëlidhja)
Si ekip: Tirana 22 pikë
Sportisti më i mirë: Kevin Kupi (Tirana)
Mundje e lirë
Pesha 57 kg Haxhi Sina (Teuta)
Pesha 61 kg Orges Lila (Tirana)
Pesha 65 kg Eriglend Prizreni (Tirana)
Pesha 70 kg Altin Kurti (Besa)
Pesha 74 kg Qamil Bajrami (Vllaznia)
Pesha 86 kg Ormar Lila (Tirana)
Pesha 97 kg Egzon Shala (Tirana)
Pesha 125 kg Fatjon Baro (Tirana)
Si ekip: Tirana 31 pikë
Sportisti më i mirë: Egzon Shala (Tirana)