Gjergj Vyshka 18.09.2016 16:10
Më 20 maj të këtij viti, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, i gjendur në Sofje dhe i shoqëruar me trajnerin e Egzon Shalës, Sulejman Shala, si dhe nga Sahid Prizreni, është takuar me presidentin e Federatës Evropiane të Mundjes, Tsenov Tsenov.
Atij është kërkuar një ftesë për në “Rio 2016” për Egzon Shalën. Dhe Federata Botërore e Mundjes, saktëson Federata Shqiptare e Mundjes, e mbështeti për ftesën e Shalës, por kjo gjë duhet të bëhej pasi KOKSH të binde dakord duke dërguar një kërkesë për ftesë drejt Federatës Botërore të Mundjes.
“Gjë që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk e bëri”, thuhet në Federatën Shqiptare të Mundjes, që kështu i ka kthyer përgjigje Bezhanit, i cili në konferencë për shtyp ka deklaruar se s’ka pasur takim. Dhe sot për më gjerë presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, do të jetë në një përgjigje ekskluzive për Sport Ekspres.