Gjergj Vyshka 05.10.2016 14:35
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, këtë fundjavë, mundja shqiptare do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të të rinjve, i cili do të zhvillohet në Krajova të Rumanisë, nga data 5, deri më 9 tetor 2016.
Shqipëria do të përfaqësohet në të dy stilet, i lirë dhe klasike, kurse kuqezinjtë do të drejtohen nga Altin Bulku dhe Ermal Kryeziu. Pjesë e delegacionit do të jenë dhe dy gjyqtarët Spartak Muho dhe Artan Mitro.
E sportistë do të jenë: Kevin Kupi (pesha 60 kg), Boris Frrokaj (pesha 84 kg), Jurgen Vlashi (pesha 96 kg), Eriglent Prizreni (pesha 60 kg), Orges Lila (pesha 66 kg), Paris Karepi (pesha 120 kg).