Mundje / Shqipëria fiton 5 medaljet e para, por dhe 4 nënkampionë Ballkani

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 20:35

ASNN – Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik për Të Rinj, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, me pjesëmarrjen e 13 shteteve nga gadishulli ynë, Shqipëria siguroi pesë medalje në mundjen klasike, njohur edhe si stili greko-romak. Në fakt, e gjithë dita e parë e garave ishte për këtë stil dhe Turqia dominoi në shumicën e peshave, duke nxjerrë shtatë fitues kampionë Ballkani, Bullgaria dy kampionë e Greqia një kampion.

Shqipëria u mjaftua me katër medalje argjendi e një bronzi, por në renditjen ekipore ishi fill pas Turqisë, pra në vend të dytë. Bajram Sina, Tedi Llanaj, Kevi Kupi dhe  Kevi Ballabani fituan medalje të argjendtë, kurse Ardit Ndoji fitoi medaljen e Bronztë. Në renditjen ekipore Shqipëria mori 100 pikë, në vend të dytë, duke lënë pas Bullgarinë dhe Greqinë. Kurse vendin e parë me 245 pikë e meritoi ekipi i mundjes i Turqisë. Theksojmë se 7 nga 10 pesha trupore në mundjen klasike i fitoi Turqia, c’ka do të thotë se dominimi i saj në Ballkaniadën e të Rinjve është evident.

Ndërkohë, të shtunën luhen duelet e femrave, ku Shqipëria merr pjesë me dy sportiste, Tea Sulon në 57 kg dhe Anxhela Imeraj në 59 kg. Një ditë më pas, të dielën, do të luhen duelet e mundjes së lirë, ku kuqezinjtë shpresojnë të nxjerrin të paktën dy kampionë Ballkani. Në tërësi, është për t’u përshëndetur organizimi, pjesëmarrja dhe vlerësimi i shumë figurave të sportit të mundjes që u bënë në çeljen e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive

 

Fituesit në Mundjen Klasike

55 kg            Ali Esoglu (Turqi)

60 kg            Ahmet Uiar  (Turqi)

63 kg            Sulev Nikalas (Bullgari)

67 kg            Abdul Bashar (Turqi)

72 kg            Abdurraman Kalkan (Turqi)

77 kg            Abdulla Ozen (Turqi)

82 kg            Sveloslav Nikolov (Bullgari)

87 kg            Ilias Pagalidhis (Greqi)

97 kg            Hasan Cevik (Turqi)

130 kg            Abdulla Akiuz (Turqi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh