AlbanianSport.com 20.11.2016 18:00
ASNN – Shqipëria është renditur e dyta në Turneun e 9-të Ndërkombëtar të Mundjes “Adem Jashari”, që u zhvillua të shtunën në Prizren në stilin e lirë. Ky turne, sipas asaj që ka kumtuar për mediat Sekretari i përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka qenë i parashikuar në kalendarin e veprimtarive për vitin 2016.
Në këtë Turneun Ndërkombëtar të tapetit, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte organizatore e veprimtarisë, kanë marrë pjesë dhe Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe Qiproja Veriore. Ndërkohë delegacioni shqiptar është shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, si dhe sekretari i përgjithshëm Ndriçim Spahiu.
Trajnerë të ekipit kombëtar ishin Sami Elezi dhe Olsi Cenaj, ndërsa në Kupën “Adem Jashari” kanë gjykuar edhe Gani Gegolli dhe Kujtim Kovaçi. Jo vetëm kaq, por Shqipëria ka pasur dhe 3 vende të para me Qamil Bajramin, Edon Gashin dhe Egzon Shalën.
Kupa “Adem Jashari” 2016 – Mundje
Rezultatet teknike të stilit të lirë:
Meshkuj:
Pesha 50 kg Drilon Syla (Kosovë)
Pesha 57 kg Kastriot Sedolli (Kosovë)
Pesha 61 kg Elmedin Sejfullahu (Maqedoni)
Pesha 65 kg Veseli Petrov (Bullgari)
Pesha 70 kg Behar Mahmuti (Maqedoni)
Pesha 74 kg Qamil Bajrami (Shqipëri)
Pesha 86 kg Miroslav Ivanov (Bullgari)
Pesha 97 kg Edon Shala (Shqipëri)
Pesha 125 kg Egzon Shala (Shqipëri)
Mundësi më i mirë: Drilon Syla (Kosovë)
Mundësi më i mirë i huaj: Miroslav Ivanov (Bullgari)
Mundësi më teknik: Elmedin Sejfullahu (Maqedoni)
Si ekip: Kosova
Femra:
Pesha 42 kg Njomeza Krasniqi (Kosovë)
Pesha 47 kg Elvira Krasniqi (Kosovë)
Pesha 52 kg Diellza Gashi (Kosovë)