Gjergj Vyshka 25.09.2016 12:45
Nën një organizim shembullor të Federatës Shqiptare të Mundjes me President Martin Biba dhe Sekretar të Përgjithshëm, Ndriçim Spahiu, është zhvilluar dje paradite në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet Kampionati Kombëtar i Shkollorëve dhe Paratërinjve. 14 ekipe, që ishin Teuta, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Golloborda, Kamza, Korabi, Tërbuni, Vlora Vrestling, Flamurtari, Olimpik G, Besëlidhja, Tomori dhe Burreli, kanë sjellë një numër të konsiderueshëm mundësish të rinj.
Dhe nën masat e rrepta të sigurisë të marrë nga anëtari i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Mundjes, Erzen Breçani, që ishte dhe drejtori teknik i veprimtarisë, kampionati, përtej ndonjë debati të pazgjatur, ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer. Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka vlerësuar masivitetin, që sigurisht vjen nga përkushtimi i trajnerëve, por dhe cilësinë.
Madje ai ka sjellë për të gjithë dhe përshëndetjet e presidentit të Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç, dhe atij të Evropës, Tseno Tsenov. Dhe duke i uruar suksese për kampionati, u ka kujtuar mundësve të rinj pjesëmarrjen në dy veprimtari ballkanike në Turqi e Rumani. Sakaq Federata Shqiptare e Mundjes ka nderuar me titullin “Nderi i Mundjes shqiptare”, Beqir Ademin. Dhe në fund Vlora Vrestling, Teuta dhe Tirana janë kampionët e shkollorëve dhe paratërinjve në mundje.
Kampionati Kombëtar i Mundjes
për shkollorët & paratërinjtë
Rezultatet teknike:
Shkollorë – Stili Greko-Romak
Pesha 32 kg Jurgen Yzeiraj (Vlora Vrestiling)
Pesha 35 kg Ergi Uku (Tirana)
Pesha 38 kg Matias Hitaj (Vlora Vrestling)
Pesha 42 kg Klodian Shehu (Tirana)
Pesha 47 kg David Petroshati (Vlora Vrestling)
Pesha 53 kg Tedi Llanaj (Flamurtari)
Pesha 59 kg Çerçiz Hodaj (Vlora Vrestling)
Pesha 66 kg Parid Sinanaj (Vlora Vrestling)
Pesha 73 kg Egli Sinanaj (Vlora Vrestling)
Pesha 85 kg Klaudio Kapaj (Vlora Vrestling)
Si ekip: Vlora Vrestling 33 pikë
Sportisti më i mirë: Ardit Zeneli (Vlora Vrestling)
Shkollorë – Stili i lirë
Pesha 32 kg Veli Braha (Teuta)
Pesha 35 kg Klevis Preçi (Tirana)
Pesha 38 kg Maringlen Beqiraj (Tirana)
Pesha 42 kg Bahri Shaqiri (Kukësi)
Pesha 47 kg Edison Cenaj (Kukësi)
Pesha 53 kg Orgist Dauti (Tirana)
Pesha 59 kg Emanuel Çekrezi (Tirana)
Pesha 66 kg Arlind Selita (Teuta)
Pesha 73 kg Marin Jaku (Teuta)
Pesha 85 kg Viktorias Gjoka (Teuta)
Si ekip: Teuta 33 pikë
Sportisti më i mirë: Arlind Selita (Teuta)
Paratërinj – Stili Greko-Romak
Pesha 42 kg Enea Basha (Vlora Vrestling)
Pesha 46 kg Berinaldo Voci (Tirana)
Pesha 50 kg Julian Shehu (Tirana)
Pesha 54 kg Dejvid Bala (Tirana)
Pesha 58 kg Ergis Lulaj (Tomori)
Pesha 63 kg Leonard Frroku (Tirana)
Pesha 69 kg Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 76 kg Elidjon Sinanaj (Vlora Vrestling)
Pesha 85 kg Antonio Kodheli (Tirana)
Pesha 100 kg Kevi Balluku (Burreli)
Si ekip: Tirana 39 pikë
Sportisti më i mirë: Kevin Kupi (Tirana)
Paratërinj – Stili i lirë
Pesha 42 kg Endrin Avdyli (Teuta)
Pesha 46 kg Eriglen Marinaj (Kukësi)
Pesha 50 kg Serxhio Roci (Teuta)
Pesha 54 kg Eglis Domi (Tirana)
Pesha 58 kg Elton Dunisha (Teuta)
Pesha 69 kg Ledio Çuni (Teuta)
Pesha 76 kg Visart Pelivani (Kukësi)
Pesha 85 kg Hans Mara (Teuta)
Pesha 100 kg Emiljano Onuzi (Kukësi)
Si ekip: Teuta 38 pikë
Sportisti më i mirë: Visart Pelivani (Kukësi)