Mundje / Sahit Prizreni: Bllokimi i “grant-it nga MAS, gjest antikombëtar! (I)

Share Button

Mundje-Prizreni-Shala

Adriatik Balla 25.08.2015 15:20

Mundja po përjeton ditë të vështira, për shkak të përçarjeve të brendshme, në kuptimin që ish-drejtues të saj vite më parë janë kundër drejtuesve të tanishëm dhe po bëjnë ç’është e mundur që të bllokojnë veprimtarinë e Federatës Shqiptare të Mundjes. Me apo pa të drejtë, fondi “grant” për këtë federatë është bllokuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por pasojat e kësaj lëvizjeje i vuajnë sportistët, sidomos elementët e ekipit kombëtar, të cilëve nuk u mundësohet pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare.
Federata dhe sportistët kanë bërë peticion MAS-it që të reflektojë dhe të hapë fondin për mundjen, por deri më tani nuk ka zgjidhje. Në mungesë të zgjidhjes institucionale mundja po shqyrton mundësitë private dhe të donatorëve për të mundësuar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, i cili ka vlerë për kualifikim në Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Brazil, “Rio 2016”.
Duke folur për këto probleme, mundësi dhe njëherësh trajner i këtij sporti, Sahit Prizreni, theksoi se bllokimi i fondit të mundjes nga MAS është një lëvizje e pamoralshme, e pabazuar në ligj, madje antikombëtare. Prizreni shtoi më pas në intervistën e tij për “SOT” se kjo sjellje arrogante, e paskrupullt dhe antiligjore është një hakmarrje personale dhe politike e një grupi individësh me funksione shtetërore.
AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë intervistën e mundësit të mirënjohur, Sahit Prizreni, për të përditshmen shqiptare “SOT” dhe sot është pjesa e parë, kurse nesër pjesa e dytë.

 

– Komuniteti i mundjes zhvilloi një protestë për bllokimin e fondit grant nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por në të njëjtën kohë keni dërguar dhe një peticion në MAS, për zgjidhjen e ngërçit. A keni marrë përgjigje? Nëse jo, çfarë prisni konkretisht të arrini?
– Situata në komunitetin e mundjes është mjaft e rëndë, sepse në mungesë të grantit rrezikohen veprimtaritë sportive kombëtare e ndërkombëtare. Deri në këtë moment që po flasim nuk ka një përgjigje nga MAS për pretendimet tona dhe kërkesat tona. Madje nuk ka asnjë reagim, qoftë dhe mediatik, nga zyrtarët e ministrisë, për këtë akt të pashembullt e të pamoralshëm ndaj një komuniteti sportiv. Jetojmë në një vend demokratik dhe MAS ka detyrim moral, ligjor dhe që e parashikojnë rregulloret përkatëse. Duhet të ketë një zgjidhje me patjetër, sepse në të kundërt dëmtohen rëndë interesat e mundjes, sportistët dhe klubet. Duke u sjellë në këtë mënyrë, MAS nuk po e kupton as vetë se po shkel rëndë ligjet. Kjo është e pafalshme për një institucion qeveritar, i cili ka në objektivat madhore të veta hartimin e politikave zhvillimore për sportin e jo krijimin e pengesave të kota që e dëmtojnë rëndë sportin.

– Me sa dimë ky është vit kualifikimi për në Olimpiadë. Pra pjesëmarrja në Botëror vjen si domosdoshmëri…
– Absolutisht po. Ky është vit vendimtar për kualifikimin në Olimpiadë, por sjellja e MAS është e paligjshme dhe e pamoralshme. Po merren me gjëra personale dhe nuk japin zgjidhje. Unë si Sahit, si pjesëtar i komunitetit të mundjes, jam gati të përballem me këdo kur është fjala për të mbrojtur të drejtën e sportistëve. Por në sjelljen e MAS ka tendenca politike e personale, duke e bërë këtë institucion në raport me komunitetin e mundjes të turpshëm.

– Cila mund të jetë zgjidhja?
Shumë e thjeshtë: T’i jepet federatës fondi “grant”. Fondi duhet lëvruar sa më shpejt që sportistët të kenë mundësi të realizojnë objektivat e tyre. Në lojë duhet të futet edhe KOKSH, pasi edhe ai si institucion ka shfaqur pretendime. Ne si komunitet jemi në rregull. Kemi bërë atë çfarë parashikon ligji dhe rregulloret përkatëse të parashikuara në statutin e federatës. Topi qëndron në anën e MAS-it që duhet të përmbushë detyrimet e veta ligjore e institucionale.

Vijon neser…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh