Mundje / Prizreni: Në Shqipëri nuk mungon elementi, por mbështetja (III)

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2019 17:05

ASNN – Sporti në Shqipëri është në një periudhë tranzicioni dhe në kërkim të stimujve që do t’i krijonin atij hapësira të reja ku do të operonte dhe zhvillohej me sukses në krahasim me vendet e rajonit. Natyrisht, krizat politike, sociale dhe ekonomike kanë ndikim edhe në sport, por duket se shtrëngimi i dorës nga institucionet sa i takon fondit “grant” për federatat sportive në vend, i ka nxjerrë sportistët dhe trajnerët, por edhe zyrtarët e federatave “në rrugë”, duke mos qenë aspak të kënaqur me shumën që akordohet.

Në këtë valë pakënaqësie janë dhe sportistët e trajnerët e mundjes, përfshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së këtij sporti e njëherësh ish-mundësin e madh Sahit Prizreni. Ky i fundit, duke folur për të përditshme shqiptare, gazetën “SOT”, kujtoi se fondi nuk ka asnjë ndryshim nga viti i shkuar dhe nëse një vit më parë pati vërejtje për pamjaftueshmërinë e fondit për të organizuar veprimtaritë kombëtare, këtë vit mund të dështojë kualifikimi i sportistëve shqiptarë në Olimpiadën e ardhshme të Tokios (2020).

Për Prizrenin, situata duket e vështirë, sepse këtë vit, nisur dhe nga fakti se veprimtaritë ndërkombëtare të këtij viti kanë vlerë kualifikuese, duhej që fondi për Federatën e Mundjes të ishte më i madh. Problemi nuk është vetëm fondi, por edhe mënyra se si po shihet nga ministria e linjës dhe institucionet e tjera sporti në tërësi, që sipas tij ka nevojë urgjente për mbështetje. Kjo është intervista e numrit 2 të organizmit që qeveris mundjen në Shqipërisë, Sahit Prizreni, që AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– E si keni menduar ta përballoni?

– Kuptohet, disa veprimtari do të anulohen, i bie që shumë veprimtari të mos zhvillohen dhe kjo është e dhimbshme për mundjen shqiptare. Disa veprimtari kombëtare do t’i reduktojmë, por jo kampionatin se ç’kuptim ka pastaj nëse nuk bëjmë kampionat kombëtar të mundjes.

 

– Kush janë sportistët që kanë shanse reale për të shkuar në Olimpiadë dhe si keni menduar t’i mbështesni ata?

– Dëshirat janë të mëdha, por të paktën synojmë të arrijmë diçka me dy sportistë cilësorë që kemi, një në mundjen e lirë dhe një në mundjen klasike. Eriglent Prizreni dhe Paris Karepi janë dy sportistë që spikatën në Kampionatin Ballkanik dhe shpresojmë që të arrijnë objektivat e tyre. Kurse disa të rinj të tjerë, të perspektivës, synojmë t’i çojmë në Kampionatin Evropian për Paratërinj. Të shohim nëse do t’ia dalim, por shpresa është e madhe.

 

– Ka një ligj për sponsorizimet që mund ta ndihmojë sportin, përfshi dhe mundjen, që të marrë më shumë ndihmë nga biznesi. Pse nuk shfrytëzohet?

– Kjo është më shumë një fushatë sesa një rregullator i qartë që i jep ndihmë sportit. Unë do ta quaja një fasadë, sepse është bërë një ligj jo i saktë. Është VKM e jo ligj, ose ca nene e ca nënnene, por nuk i japin sportit dimensionin e duhur në një shoqëri. Më së pari, ne nuk kemi një ministri sporti sikurse e ka e gjithë bota. Ne nuk kapim dot as nivelin e Kosovës, e cila i ka të qarta projektet e saj, sepse Kosova investon në sport.

 

– Sa investon konkretisht Kosova?

– Nuk mund të them tani shifrën e saktë, por po bëj një krahasim. Aq sa buxhet marrin të gjitha federatat tona sportive për të gjitha sportet në harkun e një viti, në Kosovë i merr vetëm basketbolli. Diferencën mund ta bëni vetë se në çfarë kushtesh operojnë ata e në çfarë kushtesh operojmë ne. Vetëm basketbolli në Kosovë merr sa i gjithë sporti në Shqipëri. Është ndonjëherë dhe ky nivel që tregon për interesin e një shteti në sport.

 

– A ka vend për optimizëm?

– Sigurisht që ka, megjithëse u lodhëm duke pritur të bëhet më mirë. Unë shumë mirë mund të ndërtoja një karrierë trajningu në Australi, por jam kthyer në vendin tim për të dhënë kontributin tim falë eksperiencës që kam dhe njohjeve në këtë fushë, kam shpresuar që përvoja ime mund të ndihmojë të përmirësohet sporti i mundjes në Shqipëri. E kush nuk e dëshiron të japë kontribut për vendin e tij? Por sot sporti në Shqipëri ka probleme serioze, sepse njerëzit e sportit nuk mbështeten. Ne nuk kemi kuadro sporti që të orientojnë politikën kombëtare në fushën e sportit, ose më saktë, politikat sportive nuk i bëjnë njerëzit e duhur. Sportistët tanë bëjnë sakrifica të skajshme, por nuk motivohen. A ka vend për optimizëm? Sigurisht, sepse Shqipërisë nuk i mungon elementi, por i mungon mbështetja. Unë jam paksa skeptik, sepse po shoh që gjërat nuk po përmirësohen, prandaj kërkoj reflektim dhe nëse nuk do të ketë reflektim, e sigurt që nuk do të bëjmë asgjë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh