Mundje / Prizreni: Ndërsa kostot rriten, “grant”-i, tani, sa 1/3 e para 17 viteve

Share Button

AlbanianSport.com 04/02/2019 12:55

ASNN – Sporti në Shqipëri është në një periudhë tranzicioni dhe në kërkim të stimujve që do t’i krijonin atij hapësira të reja ku do të operonte dhe zhvillohej me sukses në krahasim me vendet e rajonit. Natyrisht, krizat politike, sociale dhe ekonomike kanë ndikim edhe në sport, por duket se shtrëngimi i dorës nga institucionet sa i takon fondit “grant” për federatat sportive në vend, i ka nxjerrë sportistët dhe trajnerët, por edhe zyrtarët e federatave “në rrugë”, duke mos qenë aspak të kënaqur me shumën që akordohet.

Në këtë valë pakënaqësie janë dhe sportistët e trajnerët e mundjes, përfshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së këtij sporti e njëherësh ish-mundësin e madh Sahit Prizreni. Ky i fundit, duke folur për të përditshme shqiptare, gazetën “SOT”, kujtoi se fondi nuk ka asnjë ndryshim nga viti i shkuar dhe nëse një vit më parë pati vërejtje për pamjaftueshmërinë e fondit për të organizuar veprimtaritë kombëtare, këtë vit mund të dështojë kualifikimi i sportistëve shqiptarë në Olimpiadën e ardhshme të Tokios (2020).

Për Prizrenin, situata duket e vështirë, sepse këtë vit, nisur dhe nga fakti se veprimtaritë ndërkombëtare të këtij viti kanë vlerë kualifikuese, duhej që fondi për Federatën e Mundjes të ishte më i madh. Problemi nuk është vetëm fondi, por edhe mënyra se si po shihet nga ministria e linjës dhe institucionet e tjera sporti në tërësi, që sipas tij ka nevojë urgjente për mbështetje. Kjo është intervista e numrit 2 të organizmit që qeveris mundjen në Shqipërisë, Sahit Prizreni, që AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

…vijon nga dje

 

– Ka dhe institucione të tjera që mund të financojnë veprimtaritë. Dihet që mundësitë e shtetit tonë janë të kufizuara. Pse ju si komunitet nuk gjeni sponsorë? Pse nuk afroni biznesmenë që t’ju mbështesin në organizimin e veprimtarive?

– Është e lehtë të flasësh nga jashtë, por që të trokasësh diku për të të ndihmuar, duhet që shteti të ketë siguruar me ligj raportet me biznesin sepse askush nuk hedh para në “ajër”. Ne kemi pasur ndihmë dhe dashamirësi, por këto janë të pamjaftueshme, prandaj “shigjetat” shkojnë në adresë të institucioneve. Është e papranueshme që t’i dërgosh ftesë dikasterit që të përshëndesë Kampionatin Ballkanik dhe ai nuk të përfill. Ne patëm një ndihmë modeste nga Bashkia, ca stampime në bluza, por edhe kjo krejt e parëndësishme. Sot në MARS nuk ka një drejtori të mirëfilltë për sportin, edhe nëse ekziston, ajo nuk dihet çfarë bën. Është e pajustifikuar të bësh një Kampionat Ballkanik për 4 ditë me radhë e të mos shfaqë asnjë interes ministria e linjës. Zero para, zero moral, zero interesim dhe arrihet deri aty sa të shtrohet pyetja: A ekziston sporti në Shqipëri, apo bëjmë sikur ka sport? Dua të shtoj këtu që ky nuk është problemi vetëm i mundjes, por i sportit kombëtar në tërësi.

 

– Si kanë qenë raportet financiare në të shkuarën?

– Me kohën gjërat duhet të vijnë duke u përmirësuar, por si duket nuk ia kemi dalë. Para 17 vjetësh, fondi “grant” për federatën e mundjes, ka qenë 200 milionë lekë, pra 3 herë më shumë se aktualisht. Në një kohë që janë rritur shpenzimet, janë rritur kërkesat, janë rritur kuotat dhe pagesat në tërësi për stërvitje e pjesëmarrje, fondi pakësohet. Ky është sa paradoksal, aq dhe i dhimbshëm.

 

– Ka vende që aplikojnë në organizma ndërkombëtare dhe federata botërore ndihmon në raste të veçanta. Pse nuk i jeni drejtuar?

– Ne nuk kemi bashkëpunim me Federatën Botërore në aspektin financiar, por kemi një bashkëpunim me Federatën Evropiane të Mundjes, e cila na ka mbështetur me dërgimin për stërvitje të disa sportistëve në Bullgari. Në tërësi ata në këtë formë e shprehin ndihmën e tyre, por nuk japin ndihmë në aspektin financiar, pra sigurojnë bazë materiale dhe infrastrukturore për sportistët që kanë premisa të mira si pjesë e politikës së tyre për zhvillimin e sportit. Sidoqoftë, edhe kjo është një ndihmë dhe duhet vlerësuar.

 

– Nga mënyra si e përshkruat situatën duket se kualifikimi i mundjes në Olimpiadën e Tokios më 2020 duket i vështirë. Çfarë keni planifikuar për t’ia dalë?

– Mundja nuk është sport dosido në Shqipëri. Mundja është sport elitar dhe me traditë të thellë. Ndër vite vendi ynë është përfaqësuar denjësisht në veprimtaritë sportive dhe ne duam që mundja të jetë pjesëmarrëse në “Tokio 2020”. Dhe ne do të bëjmë çmos që të shkojmë të paktën me 1 ose 2 sportistë në Olimpiadë. Pasi dolën shifrat e fondit, ne do të hartojmë një projekt-kalendar të ri, pasi i mëparshmi na bie poshtë për shkak të pamundësisë së financimit. Në kalendarin e ri do të vendosim prioritetet. Do të diskutojmë me kryesinë dhe me komunitetin e mundjes në tërësi dhe do të hartojmë një strategji për të përmbushur objektivin. Por siç thamë, vështirësitë janë të mëdha.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh