Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2024 18:10

ASNN – Triumfi i Shqipërisë në Evropianin e mundjes, Presidenti i Federatës, Sahit Prizreni, rrëfen posaçërisht për RTSH-në rrugën drejt medaljeve. Shqipëria kthehet nga Kampionati Evropian i Mundjes me një titull të kampiones së Evropës, të siguruar nga Islam Dudajev, dhe një të nënkampiones së kontinentit, të siguruar nga Zelimkhan Abakarov.

Dhe, në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH-në, Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, ka rrëfyer rrugën drejt medaljeve. “Arritjen e Islamit unë e kam pritur dhe kam kohë që e kam besuar, – ka thënë ai fillimisht. – Por më në fund u arrit dhe ajo çfarë e bën më të mirë është se djali ka fituar besimin. Pra atë besim që i duhet një sportisti në një vit kaq të rëndësishëm.”

Sigurisht që ishte e mundur për dy të arta, Sahit Prizreni, ashtu si Abakarov nuk e fsheh zhgënjimin, por pa harruar të hedhë vështrimin përpara. “Kur je kaq afër dhe kur je edhe para me pikë, sigurisht që fillon ta besosh”, – ka rrëfyer ai. – Jo se nuk e besuam, por dua të them se Abakarov ka bërë një ndeshje fantastike. Të mos harrojmë që është kualifikuar në 57 kg dhe është “kampion” i botës në këtë peshë.”

“Por për të ruajtur energjitë, ai ka garuar në peshën 61kg. Për mua, ai është sidoqoftë “kampion” i Evropës. Sigurisht që ndjej keqardhje që nuk arriti të artën, por mund të them se viti është nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, djemtë na kanë bërë të ëndërrojmë dhe mendojmë për medalje olimpike, ai është synimi”, ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh