Gjergj Vyshka 10.10.2016 12:40
Paris Karepi, mundësi i lirë në peshën deri në 97 kg, ka marrë medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik të Të Rinjve, që u zhvillua në Krajova të Rumanisë, nga data 5, deri më 9 tetor 2016.
Kështu ka raportuar Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, i cili, për “Sport Ekspres” ka bërë të ditur se një paraqitje të mirë në këtë Ballkaniadë ka bërë dhe Orges Lila.
Ndërkohë, Spahiu ka kujtuar se mundja shqiptare është duke u përgatitur të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Shkollorëve, që zhvillohet në Bursa të Turqisë, nga data 14, deri më 16 tetor të këtij viti.