AlbanianSport.com 02/10/2019 21:15
ASNN – Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Mundjes (FSHM) ka bërë të ditir se, në datat 5 dhe 6 tetor 2019, në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, do të organizojë “Kampionatin Kombëtar për Shkollorë dhe Paratërinj në të dy stilet, Greko-Roman dhe Stil i Lirë”.
Nën kujdesin e Presidentit Martin Biba dhe të Komitetit Drejtues, bazuar në kalendarin vjetor të miratuar, Federata Shqiptare e Mundjes do të organizojë Kupën e Shqipërisë për shkollore dhe paratërinj, në mundjen Greko-Romake dhe Stil i Lirë. Kjo veprimtari do tç zhvillohet në mjediset e Pallatit te Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 12:00.
Në këtë veprimtari të rëndësishme të mundjes për grup-moshat e shkolloreve dhe paraterinjve, ndarjet janë si vijon:
Peshat Shkollore (14-15 vjec): 34-38 kg, 41 kg, 44 kg, 48 kg, 52 kg, 57 kg, 62 kg, 68 kg, 75 kg, 85 kg
Peshat Para te rinj (16- 17 vjec): 41-45 kg, 48 kg, 51 kg, 55 kg, 60 kg, 65 kg, 71 kg, 80 kg, 92 kg, 110 kg
FSHM ka rikujtuar që nuk do të lejohen sportistet të marrin pjesë në garë pa mjetin përkatës të identifikimit. Garat do të vijojnë të zhvillohen në përputhje me rregulloren e re të UWW-së. Sportistët duhet të jenë të pajisur me kartelën mjekësore dhe sigurimin shëndetsor (në përputhje me Ligjin e ri “Për Sportin”, 97/2017)