Mundje / Mbahet në Vlorë Kupa e Shqipërisë për Shkollorë & Paratërinj

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2019 23:00

ASNN – Ditën e diel, në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës, nën kujdesin e Federatës Shqiptare te Mundjes  dhe Presidentit të saj Martin Biba dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Klubit Shumësportësh “Flamurtari” u zhvillua  Kupa e Shqipërisë për grupmoshat e Shkollorëve dhe Paratërinjve në stilin greko-romak dhe stilin e lirë.

Në këtë veprimtari morën pjesë rreth 120 mundës nga ekipet e Tiranës, Flamurtari A, Flamurtari B, Besëlidhja, Kukësi dhe Tomori, në stilin greko-romak dhe ekipet e Tiranës, Kukësit, Vllaznisë dhe Tërbunit, në stilin e lirë. Gjate zhvillimit të kësaj veprimtarie u evidentuan disa talente me perspektivë në të ardhmen në këtë sport. Ndeshjet u zhvilluan me një frymë të lartë gare dhe nivel të kënaqshëm konkurrence.

Spikati pasioni dhe puna e palodhur e trajnerëve dhe sportistëve në këtë sport, e cila u shpërblye me rezultatet e arritura. Sipas drejtuesve të Federatës, ajo po punon fort për zgjerimin dhe përhapjen gjeografike të mundjes, duke pasur parasysh që mundja është sport i traditës dhe elitar dhe ka pasur në çdo periudhë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

Në ceremoninë e mbylljes së kësaj veprimtarie u shpërndanë diplomat dhe medaljet përkatëse të fituesve për çdo peshë dhe ekipet morën çmimet fituese të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat e shkollorëve dhe paratërinjve. Për shkollorët, ekip fitues si për stilin e lirë, ashtu edhe atë greko-romak u shpall Kukësi. Ndërkaq, për paratërinjtë Kukësi ishte fitues edhe në stilin e lirë, ndërsa në atë greko-romak, fitues u shpall Tirana.

 

Kupa e Shqipërisë 2019

për Shkollorët & Paratërinjtë

 

Rezultatet përfundimtare:

 

Stili greko-romak

 

Shkollorët

 

Ekipet fituese:

 

  1. KUKËSI 40 PIKË
  2. Flamurtari A 32 PIKË
  3. TIRANA 25 PIKë

 

Sportistët Kampionë:

Pesha 32 kg              Ibrahim Gjoka                       (Kukësi)

Pesha 35 kg              Mikel Troplini                                    (Tirana)

Pesha 38 kg              Andi Muça                             (Tirana)

Pesha 42 kg              Klejdi Korkaj                          (Flamurtari A)

Pesha 47 kg              Lobjon Cengu                      (Kukësi)

Pesha 53 kg              Aleksandër Petoshati          ( Flamurtari A)

Pesha 59 kg              Adolf Dema                           (Kukësi)

Pesha 66 kg              Halil Cengu                          (Kukësi)

Pesha 73 kg              Kejdi Haxhiu                         (Kukësi)

Pesha 85 kg              Rrahman Korbi                     (Kukësi)

 

Paratërinjtë

 

Ekipet fituese:

 

  1. TIRANA 40 PIKË
  2. FLAMURTARI 29 PIKË
  3. BESËLIDHJA   9 PIKË

 

Sportistët Kampionë:

Pesha 42 kg              Jurgen Yzeiraj                      (Flamurtari)

Pesha 46 kg              Ergi Uku                                (Tirana)

Pesha 50 kg              Ardit Nikolli                            (Tirana)

Pesha 54 kg              Andi Dyshniku                     (Tomori)

Pesha 58 kg              Ardit Zeneli                           (Flamurtari)

Pesha 63 kg              Theodhori Kristani               (Flamurtari)

Pesha 69 kg              Klodian Shehu                     (Tirana)

Pesha 76 kg              Julian Shehu                                   (Tirana)

Pesha 85 kg              Alteo Caca                            (Tirana)

Pesha 100 kg           Enea Troshku                       (Tirana)

 

Stili i Lirë

 

Shkollorë

 

Ekipet fituese:

 

  1. KUKËSI 41 PIKË
  2. TIRANA 20 PIKË
  3. TËRBUNI 13 PIKË

 

Sportistët Kampionë:

Pesha            32 kg              Orind Hodo               (Kukësi)

Pesha            35 kg              Samuel Saraçi          (Kukësi)

Pesha            38 kg              Mirsat Shehu                        (Kukësi)

Pesha            42 kg              Indrit Qarri                 (Puka)

Pesha            47 kg              Ardit Sadikaj              (Tirana)

Pesha            53 kg              Klevis Preçi               (Tirana)

Pesha            59 kg              Mariglen Beqiraj       (Tirana)

Pesha            66 kg              Eriglen Morina          (Kukësi)

Pesha            73 kg              Klevis Kovaçi                        (Kukësi)

Pesha            85 kg              Ardit Cenaj                (Kukësi)

 

Paratërinj

 

Ekipet fituese:

 

  1. Kukësi 23 PIKË
  2. Vllaznia 10 PIKË

 

Sportistet Kampionë:

Pesha 50 kg              Sardian Sinanaj       (Kukësi)

Pesha 54 kg              Riza Shahu              (Kukësi)

Pesha 58 kg              Dritan Dida                (Kukësi)

Pesha 63 kg              Edison Cenaj                        (Kukësi)

Pesha 69 kg              Sidrit Barakurtaj        (Vllaznia)

Pesha 76 kg              Floriet Guri                (Vllaznia)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh