Gjergj Vyshka 28.09.2014 16:15
Federata Shqiptare e Mundjes në vazhdim të kalendarit të saj vjetor dje ka zhvilluar në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” Kampionatin Kombëtar të Mundjes së Lirë për shkollorë e paratërinj.
Sot e kanë radhën ata të klasikes, ndërkohë që Kukësi dhe Teuta kanë qenë skuadrat më të mirë.
Për t’u evidentuar është nderimi i figurave të mundjes shqiptare nga Federata Shqiptare e Mundjes me titullin “Mirënjohje” për Vladimir Mukën, Kujtim Kapedanin dhe Mëhill Zefi.
Sot pritet që edhe mundja klasike të dhurojë spektakël në tapet.
Rezultatet teknike të kampionatit të mundjes, stili i lirë
Shkollorët
Pesha 32 kg Sazan Zaimi (Tirana)
Pesha 35 kg Florian Damo (Teuta)
Pesha 38 kg Edison Uka (Teuta)
Pesha 42 kg Artur Ademaj (Kukësi)
Pesha 47 kg Maringlen Maitmujaj (Kamza)
Pesha 53 kg Adhurim Spahiu (Korabi)
Pesha 59 kg Ledio Çeku (Teuta)
Pesha 66 kg Visart Pelivani (Teuta)
Pesha 73 kg Elsajed Guri (Vllaznia)
Pesha 85 kg Ditmir Shehu (Kukësi)
Si ekip: Kukësi 29 pikë
Sportisti më i mirë: Elsajed Guri (Vllaznia)
Paratërinjtë
Pesha 42 kg Bekim Shaqiri (Kukësi)
Pesha 46 kg Oltion Bardhi (Tirana)
Pesha 50 kg Arlind Gjoni (Tirana)
Pesha 54 kg Shesivar Lala (Tirana)
Pesha 58 kg Eriglent Prizreni (Teuta)
Pesha 63 kg Eraldo Hyka (Teuta)
Pesha 69 kg Hans Mara (Teuta)
Pesha 76 kg Erjon Stojani (Teuta)
Pesha 85 kg Enes Murataj (Teuta)
Pesha 100 kg Paris Karepi (Teuta)
Si ekip: Teuta 40 pikë
Sportisti më i mirë: Erjon Stojani