Gjergj Vyshka 08.09.2015 13:05
Fuat Brahi, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Mundjes në Las Vegas, ka pohuar se janë zgjedhur më cilësorët. “Normalisht Shqipëria duhet të ishte përfaqësuar me tetë sportistë”, – ka thënë trajneri i mundjes kuqezi.
“Por kemi vetëm tre, kjo dhe për shkak të “grant”-it të bllokuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit”, – ka vijuar ai. – Këta kanë pasur rezultatet më të larta, kanë punuar me shumë seriozitet në stërvitje.”
“Ekipet e tjera kanë nga 10 ditë që kanë shkuar në Amerikë për t’u përshtatur me temperaturat atje. Shpresojmë në një short të mirë dhe pse jo për medalje. Sepse nuk është e pamundur”, – ka përfunduar Fuat Brahi, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë.