Gjergj Vyshka 22.08.2015 13:45
Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka bërë të ditur se mundja shqiptare me apo pa financime shtetërore do t’i çoj deri në fund veprimtaritë e saj kombëtare të këtij viti.
“Komiteti Drejtues ka marrë angazhimet që veprimtaritë kombëtare të zhvillohen deri në fund të vitit sipas kalendarit, pavarësisht nga granti i bllokuar, – deklaroi ai. – Por ajo që dua të theksoj është se jemi një vit para Lojërave Olimpike.”
“Asnjë iniciativë nuk ka, as për grumbullim sportistësh e as për ndonjë gjë tjetër që lidhet me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, – vijoi kreu i organizmit që qeveris mundjen shqiptare.”
“Por ka vetëm iniciativë për bllokim grandi dhe fondi, – theksoi Biba. – Vajtja në Botëror është shumë e rëndësishme për shkak të kualifikimit, por ministrja ka zgjedhur të heshtë.”
“Edhe drejtori i Sportit, teksa tani u takova me të, vetëm heshtje. Por mundja do të mbijetojë”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba.