Mundje/ “Acropolis Cup 2019”, Shqipëria kthehet e 3-ta, me 5 medalje

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2019 10:10

ASNN – Shqipëria mori pjesë në turneun ndërkombëtar të mundjes të quajtur Kupa e Akropolit (“Acropolis Cup 2019”), duke zënë vendin e 3-të si ekip. Pra ishte një paraqitje dinjitoze e mundjes shqiptare me skuadrën e paratërinjve, ku spikatën mundësit e vegjël të moshës deri në 15-vjeç si në stilin klasik (greko-romak), ashtu dhe në stilin e lirë. Pas zhvillimit të ndeshjeve, Shqipëria e mbylli këtë veprimtari me 5 medalje, 4 argjendi e një bronzi.

Në stilin e lirë, medalje argjendi morën Klevis Prençi dhe Maringlen Beqiraj, kurse medalje bronzi në këtë stil mori Ervis Basha. Në stilin klasik, medalje argjendi si vend i dytë morën Ergi Uku dhe Jurgen Yzeiraj. Sipas asaj që thekson Federata Shqiptare e Mundjes, këto medalje tregojnë për një paraqitje të nivelit të lartë të mundësve të vegjël shqiptarë, që u përballën me dinjitet në këtë veprimtari ndërkombëtare.

Padyshim, kjo është shenjë e mirë për të ardhmen e mundjes, si në stilin e lirë dhe në atë klasik, por Shqipëria ka ende shumë punë në këtë sport për të rikthyer masivitetin, pasi ky sport ka traditë dhe mund të ketë edhe rezultate të larta ndërkombëtare. Medaljet e sportistëve kuqezinj tregojnë se mundja e nisi mbarë këtë vit dhe shpresohet që të kapë edhe normën olimpike me dy apo tre sportistë që të përfaqësohet në vitin 2020 në Olimpiadën e Tokios, objektiv madhor për federatat sportive shqiptare.

 

Pjesëmarrësit nga Shqipëria

 

Mundja e Lirë

Klevis Prençi                        41 kg

Ylli Xhani                  44 kg

Ervis Basha              48 kg

Orgito Visha              57 kg

Maringlen Beqiraj    60 kg

 

Mundja klasike

Ergi Uku                    41 kg

Jurgen Yzeiraj          41 kg

Enea Basha              52 kg

Ardit Zeneli               57 kg

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh