Gjergj Vyshka 14.01.2016 07:50
Federata Shqiptare e Mundjes ka vendosur që më 30 janar të zhvillojë analizën e saj vjetore, quajtur ndryshe Asambleja e Zakonshme.
Këtë e ka bërë të ditur për “Sport Ekspres”, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu.
Sipas tij, në të do të marrin pjesë trajnerët dhe gjyqtarët, si dhe të gjithë anëtarët e mundjes shqiptare.
Do të ketë një raport nga presidenti Biba, si dhe një raport financiar, por dhe një miratim të kalendarit të veprimtarive të vitit 2016.
Padyushim, do to diskutohet edhe shpërndarja e fondit “grant”, që duket se është në të njëjtën shumë si vitin e kaluar.