AlbaniaSport.net 22.01.2015 23:40
ASNN – Edhe niveli i dytë Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së tij të 8-të dhe Elbasani, që ka fituar në 3 sete në fushën e saj ndaj Vlorës, ka përfituar më së miri nga humbje 1-3 që Apolonia ka pësuar në Rrëshen ndaj Minatorit vendas, duke u shkëputur në krye të renditjes.
Elbasanaset kanë tashmë 18 pikë, dy më tepër sesa Apolonia, ndërsa në vendin e tretë, me 15 pikë, është Korabi, që ka mundur në 3 sete Dinamon. Minatori mban vendin e 4-t, me 11 pikë, ndërsa Dinamo dhe Vlora mbyllin renditjen, me përkatësisht 7 dhe 5 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 8-të
(21 mars 2015)
Të shtunën:
Elbasani – Vlora 3-0
Korabi – Dinamo 3-0
Minatori – Apolonia 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Elbasani 8 6 2 20-9 18
- Apolonia 8 5 3 18-10 16
- Korabi 8 6 2 20-14 15
- Minatori 8 3 5 17-20 11
- Dinamo 8 3 5 12-21 7
- Vlora 8 1 7 10-23 5