Muhametaj: Përtej pesimizmit, basketbolli shqiptar po njeh rritje (II)

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Kamza-Basket-Vllaznia-2015

Adriatik 25.08.2015 08:45

Prej kohësh flitet për mungesën e ambienteve dhe qeveritë që ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës bëjnë shumë pak në këtë drejtim, duke bërë që basketbolli ynë të mbetet në nivel mediokriteti. Gjithsesi, premtues është fakti se ka talente, ka të rinj që angazhohen dhe dëshirë për të punuar, por bëhet shumë pak për t’u dhënë një të ardhme sportive këtyre elementëve.
Duke folur për këto probleme, trajneri i njohur i Kamza Basket, Adem Muhametaj, shprehet për gazetën “SOT” se në Shqipëri basketbolli, ndryshe nga Kosova që e trajton si sport primar, trajtohet i dorës së dytë. Dhe duke u vlerësuar në këtë formë, ndaj tij ka humbur interesimi apo kujdesi i duhur nga institucionet, dëshmuar me investimin e paktë në palestra dhe infrastrukturë sportive në tërësi.
Muhametaj komenton edhe ecurinë e Kamza Basket në basketbollin shqiptar, pretendimet për titullin dhe pjesëmarrjen vitin e ardhshëm në Ligën Ballkanike. AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë dhe në dy pjesë intervistën që trajneri i basketbollit, Adem Muhametaj, dha për të përditshmen shqiptare “SOT”, dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa e dyta dhe e fundit, është sot.

 

…Vijon nga dje

 

– Ju keni vite që trajnoni në basketboll, pra një trajner me eksperiencë. Si e shihni nivelin e kampionatit tonë në krahasim me disa vite më parë?
– Për mendimin tim basketbolli shqiptar është rritur goxha. Ka grupe të rinjsh, ka pjesëmarrje të mirë dhe paraqitje në rritje. Ka detyrim për angazhimin e të rinjve në skuadrat e para, por klubet bëjnë shumë pak për përfshirjen e tyre. Ky postim vjen dhe për faktin se lojtarët nuk kanë fuqi, por mendoj se në këtë pikë duhet bërë diçka më shumë. Me pak fjalë nuk ka vend për pesimizëm, përkundrazi, sa kohë ka të rinj dhe pjesëmarrje ka sinjale pozitive për nivel në rritje. Sa i takon problemeve ne i cekëm dhe lidhen me infrastrukturën.

– Ju jeni optimist, por ka pak ditë që një skuadër kombëtare e moshave pësoi (në mos gabohem me Danimarkën) një humbje të paprecedentë. Dua të them humbje me diferencë ekstreme pikësh. Ju duken normale disfata të tilla?
– Jo, nuk janë normale humbjet e thella, por në një ndeshje rezultatet pranohen, për më tepër kur bëhet fjalë për diferencat që ka basketbolli ynë me atë evropian në tërësi. Megjithatë, ne duhet të shohim anën pozitive të pjesëmarrjes, se kemi vuajtur në këtë drejtim. Këto ndeshje duhen parë thjesht si pjesëmarrje. Kemi shumë nevojë që ta ballafaqojmë basketbollin tonë me atë të vendeve të tjera, se përfitojmë përvojë, cilësi dhe imazh. Ne sot përmendim humbjen e thellë, por unë personalisht shoh se është hedhur një hap përpara, sepse po marrim pjesë, gjë e cila na kishte munguar.

– Kosova vijon të ketë cilësi më të mirë në basketboll, e tregoi këtë edhe fitimi i Ligës Ballkanike nga SIGAL Prishtina. Këtë edicion pritet garë për titull mes Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit. Ekipe cilësore dhe tërheqëse. Shqiptarë atje, shqiptarë këtu, por ka disnivel. A nuk është çështje organizimi?
– Të gjithë kemi folur për këtë çështje, por nuk është e njëjtë. Nuk është aspak e lehtë të jesh në nivelin e basketbollit kosovar, sepse Kosova investon shumë për këtë sport. Në Kosovë basketbolli është sport primar, kurse tek ne shihet si sekondar, sepse kemi futbollin të privilegjuar. Infrastruktura është baza e një sporti dhe Kosova ka një infrastrukturë të mirë të trashëguar prej shumë vitesh, kurse tek ne bëhet shumë pak. Natyrisht, kjo ndodh për shkak se infrastruktura e basketbollit kërkon shumë mund dhe duke qenë e tillë në Shqipëri është lënë pas dore. Gjatë këtyre viteve ka ndërhyrje vetëm në pallatin e sportit në Shkodër, si dhe ndërtimi i palestrës së Kamzës. Gjetkë s’është bërë asgjë, ose është bërë shumë pak.

– Megjithatë, edhe pse keni shumë tifozeri, palestra ka kapacitet shumë të vogël…
– Jo, jo, mban 1 mijë vetë brenda. Kuptohet ne do të donim të ishte më e madhe, por mos harrojmë se, kur po flasim për këto kushte skandaloze në Shqipëri, ne bëjmë përjashtim. Mos harrojmë se Kamza Basket ka një tifozeri të zjarrtë, e cila e mbështet prej tre vjetësh ekipin në këtë mjedis. Ka shumë tifozeri dhe një tifozeri basketbolli e qytetëruar.

– Kam një pyetje të fundit: Çfarë synoni më shumë me Kamzën, cilat janë ambiciet e mëdha në vazhdimësi me këtë skuadër?
– Ekipin e kam të mirë dhe si i tillë dëshiroj që ai të jetë konkurrues, pra të fitojë më së pari titullin “kampion”. Ecuria e mirë na ndihmon të jemi të pranishëm sezonin tjetër në Ligën Ballkanike dhe unë kam besim se vitin e ardhshëm do të luajmë në nivel ballkanik, gjë që do të na jepte premisa të reja.

– Diçka për të shtuar?
– Jo vetëm Kamza Basket, por basketbolli shqiptar në tërësi meriton më shumë. Uroj që instancat përkatëse të mendojnë për basketbollin pasi ky sport, i cili ka një bazë të mirë zhvillimi (të rinj të talentuar dhe pjesëmarrje në rritje), ka nevojë për investime.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh