Gjergj Vyshka 11.06.2016 13:05
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, dërgon mesazh përshëndetës, largohet në shenjë proteste nga Luisvila presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, që është ankuar për mungesë respekti nga organizatorët. Barak Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dashur ta kujtojë legjendën e boksit në një video të postuar në faqen e tij në “Facebook”, duke folur për kampionin si më i madh dhe i vetmi në gjininë e tij.
“Një figurë e rrallë, i zoti për të tërhequr të gjithë vëmendjen e botës, falë hapjes së tij dhe qenies së tij argëtues, krenar dhe kurajoz”. Obama, në video, ka dalë nga Zyra Ovale dhe ka shkuar në atë të drekës atje ku ka treguar dy objekte që thotë se do të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhës në kujtim të tre herë Kampionit të Botës në peshat e rënda në boks. Libri i ilustruar “Tribu si Muhamed Ali” dhe një tufë sendesh nga boksi me autografet e kampionit.
Ndërkohë, në varrimin e Muhamed Aliut ka shpërthyer dhe çështja Erdoan. Presidenti i Turqisë, që ishte në Luisvilë për t’i bërë homazh kampionit të madh, pasi ka marrë pjesë në varrimin sipas ritit mysliman të enjten ka vendosur të largohet përpara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mos marrë pjesë në ceremoninë homazh të djeshmen. Motivi? Sipas tij, është ofenduar nga organizatorët për shkak të mungesës së respektit nga organizatorët.