AlbanianSport.com 23.12.2014 15:15
ASNN – Specialistët e futbollit mendojnë se, përtej skepticizmit të fillimit, formula e Kategorisë Superiore ka rezultuar e suksesshme, kjo edhe për meritë të vetë klubeve pjesëmarrëse në të. Duke folur për Televizionin Shqiptar, ish-futbollistët Shkëlqim Muça dhe Ermal Tahiri, kanë deklaruar se, të paktën në dy fazat e para të këtij sezoni, kjo formulë, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe konkurrencës.
Një formulë e suksesshme që ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe konkurrencës. Kështu e kanë vlerësuar specialistët e futbollit formulën e Kategorisë Superiore me 10 skuadra dhe 4 faza. Duke folur për Televizionin Shqiptar, ish-futbollistët Shkëlqim Muça dhe Ermal Tahiri, kanë deklaruar se, përtej skepticizmit të fillimit, formula ka rritur konkurrencën në kampionat.
Ndërkohë, Muça dhe Tahiri theksojnë se, përveç formulës, kjo konkurrencë e fortë ka ardhur edhe për meritë të vetë klubeve pjesëmarrëse në të. Në përfundim të dy fazave të para të këtij sezoni, Kukësi kryeson Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit me 38 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Partizani, me nga 26 pikë, dhe Tirana me 35.