AlbanianSport.com 28.12.2014 16:10
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i kushtojë vëmendje të vazhdueshme procesit të licensimit të klubeve, për të garantuar një garë të ndershme dhe cilësore në Kategorinë Superiore.
Ky është apeli që ish-futbollisti, trajneri dhe specialisti i mirënjohur, Shkëlqim Muça, bën në këtë fundviti, duke theksuar njëkohësisht edhe nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive dhe konsolidimin e bilanceve financiare.
Formula me 10 skuadra dhe 4 faza ka rezultuar një sukses në këtë gjysmë të parë të sezonit të Kategorisë Superiore, por Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i kushtojë vëmendje të vazhdueshme procesit të licensimit të klubeve, për të garantuar një garë të ndershme dhe cilësore.
I këtij mendimi është ish-futbollisti, trajneri dhe specialisti i mirënjohur, Shkëlqim Muça, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, i ka bërë apel organizmit që qeveris futbollin në vend.
Muça ka theksuar njëkohësisht edhe nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive dhe konsolidimin e bilanceve financiare.