Muça: Do ta ringremë Partizanin edhe në disiplinat e tjera sportive (II)

Share Button

ABK-Shkelqim-Muca

Gjergj Vyshka 01.10.2016 16:10

Shkëlqim Muça, shefi i klubit shumësportësh “Partizani”, pas gati 9 muajsh në krye të këtij klubi legjendar ka dhënë të parën intervistë ekskluzive për gazetën “Sport Ekspres”.

Dje është luajtur derbi i volejbollit të meshkujve, Partizani-Tirana, dhe, si i tillë ishte rasti për të pasqyruar jo vetëm atë çka do të prodhojë ekipi i drejtuar nga Ylli Tomori në parket, por çfarë do të tregojë Partizani gjatë gjithë sezonit dhe në sportet e tjera.

Ndërkohë ka premtuar se në volejboll për femra duke pasur dhe përforcime kërkohen katër vendet e para në renditje, ndërsa në basketboll janë në pritje të ripeshkimit nga Federata Shqiptare e Basketbollit për të zënë vendin e një skuadre të munguar në Superligë, që është Flamurtari.

Vlerëson transmetimin në ekranin e TVSH-së, sepse vetëm kështu, sipas tij, volejbolli do të jetë një produkt i shitshëm. E ndërkohë kërkon që Partizani të jetë promotori i hapjes së disiplinave të tjera sportive me qëllim largimin e fëmijëve dhe të rinisë nga rruga e veset e këqija.

Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres”, të cilët AlbanianSport.com ua solli në dy pjesë dhe dje është pjesa e parë, ndërsa pjesën e dytë do t’jua sjellim sot.

 

…Vijon nga dje

 

– Derbi Partizani-Tirana në ekranin e Televizionit Shqiptar. Sa ndihmon në rritjen e imazhit të volejbollit?

– Është shumë e rëndësishme që tashmë volejbolli shqiptar do të jetë dhe në ekranin e televizorit. Federata Shqiptare e Volejbollit, për më tepër presidenti Erlind Pëllumbi, ka firmosur një marrëveshje me Televizionin Shqiptar për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit dhe të të gjitha veprimtarive kombëtare të volejbollit. Është një hap i rëndësishëm sepse e jep tashmë volejbollin në çdo cep të Shqipërisë. Ka një bërë një hap të rëndësishëm, ndërsa tanimë të gjithë duhet të punojmë për ta kthyer volejbollin në një produkt cilësor dhe të mirë. Një mundësi e mirë për thithjen e sponsorëve, sepse vetëm kështu do të mund të kemi jetëgjatësi në mbajtjen e ekipeve tona.

 

– A duhet të përfitojnë klubet nga e drejta televizive?

– Është viti i parë. Edhe në futboll në vitin e parë klubet nuk është se kanë përfituar gjë nga e drejta televizive. Ne duhet ta promovojmë dhe t’i japim rëndësinë e duhur këtij sporti, sepse ne duam që së bashku me Federatën Shqiptare të Volejbollit ta kthejmë atë në një produkt të shitshëm. Që do të thotë një volejboll atje ku të gjithë të binden se ka cilësi dhe produktivitet në atë që jep. E ne shpresojmë të ndodh e më pas fitimet rriten gradualisht për të gjithë.

 

– Ndërkohë çfarë ndodh me ekipet e tjera të Partizanit në lojërat me dorë?

– Praktikisht ne kemi tre ekipe të lojërave me dorë, dy në volejboll dhe një në basketboll. Në volejbollin e femrave, që drejtohet prej Roland Tares, kemi afruar dy-tre lojtare të mira të kampionatit dhe objektivi i parë është renditja në katër vendet e para. Pastaj pse jo dhe më lart. Në basketboll për meshkuj kemi afruar një emër të njohur si Arben Fagu dhe dje na ka mbërritur një shkresë nga Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila na lajmëronte për hedhjen e shortit të kampionatit ditën e hënë. Jo vetëm kaq, por duke qenë se një skuadër është tërhequr nga kampionati i Superligës, që në këtë rast ishte Flamurtari, na kanë kërkuar a jemi të gatshëm për të luajtur në Superiore, apo jo. Presim të hënën, por dhe sikur të mos pranohemi në Superiore dhe në Kategorinë e Parë ne përsëri do të jemi cilësor. Që do të thotë se do të jetë një sezon i mirë për të gjithë klubin shumësportësh Partizani.

 

– Së fundi, të vish nga fusha e futbollit të drejtosh një klub shumësportësh sa e vështirë është?

– Ka shumë vështirësi, sidomos kur bëhet fjalë për një klub sportiv si Partizani me shumë emër në sportin shqiptar, që me buxhet krahasuar me klube si Tirana, Flamurtari, Vllaznia është nën to. Ne kemi diskutuar dhe jemi mirëkuptuar me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe drejtorinë e sportit, të cilët na kanë premtuar mbështetje. Mos harroni që klubit shumësportësh Partizani ka dhe sporte të tjera të traditës si Mundja, Peshëngritja, Atletika, të cilat ne kërkojmë t’i ringrejmë. Qëllimi i sportit është afrimi i fëmijëve dhe largimi i tyre nga veset e këqija. Mos harrojmë që sot shohim të rinj që janë nëpër kafe, nëpër lloto sport, që merren me drogë si marijuanë, apo dhe të tjera si këto. E në këtë kontekst për fëmijë të shëndetshëm dhe më qëllimin miqësinë e tyre me sport është buxheti më i madh financiar për Partizani. E përsëris një klub legjendë që shumë shpejt do ta thotë fjalën e vet në të gjitha sportet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh