Muça: Derbi sot në volejboll për të gjithë tifozët, ejani ta bëjmë festë…! (I)

Share Button

Tirana-Muca-mendon-2015

Gjergj Vyshka 30.09.2016 17:45

Shefi i klubit shumësportësh Partizani në prag të derbit me Tiranën: Kemi ndërtuar një ekip të mirë, me një trajner të sprovuar si Ylli Tomorri me objektiva madhor si titulli “kampion”. Shkëlqim Muça, shefi i klubit shumësportësh Partizani, pas gati 9 muajsh në krye të këtij klubi legjendar ka dhënë të parën intervistë ekskluzive për gazetën “Sport Ekspres”.

Sot luhet derbi i volejbollit të meshkujve Partizani-Tirana dhe si i tillë është rasti për të pasqyruar jo vetëm atë çka do të prodhojë ekipi i drejtuar nga Ylli Tomori në parket, por çfarë do të tregojë Partizani gjatë gjithë sezonit dhe në sportet e tjera. Duke qenë se është derbi, Muça i ka bërë ftesë tifozëve që të jenë të pranishëm. E di duelin mes “Ultrasve Guerrils” dhe “Tirona Fanatics”.

Dhe, si i tillë, i sprovuar në drejtimin e klubit të futbollit, ka marrë masa që nga kontakti me forcat e rendit, me njoftim me shkresë zyrtare, e deri tek takimi me drejtorinë e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për caktimin e vendeve dhe të ndarjeve mes tifozëve të Partizanit e Tiranës. Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres”, të cilët AlbanianSport.com e sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa pjesën e dytë do t’jua sjellim nesër.

 

– Volejbolli shqiptar e nis sezonin sot me derbin Partizani-Tirana çfarë do të thotë për ju si klub?

– Natyrisht është një tjetër fillim për klubin tonë, sepse me paraqitjen e Partizanit në volejbollin shqiptar në një rikthime pas dymbëdhjetë vjetësh mungesë do të thotë vetëm kënaqësi. Është kënaqësi që e nisim me një derbi, sepse jam i bindur që tifozët, apo të apasionuarit e volejbollit do të shohin një ndeshje të mirë. Për më tepër që jo vetëm derbi, por çdo ndeshjet luhet për tifozët. Partizani është një emër, një legjendë në volejbollin shqiptar dhe në të gjitha sportet e tjera dhe i tillë do të jetë në vazhdim.

 

– Ju e përmendët më sipër që derbi luhet për tifozët, a do të kemi në volejboll si në futboll një përballje mes “Ultrasve Guerrilsve” dhe “Tirona Fanatics”?

– Do të kisha shumë dëshirë që kjo ndeshje të ishte me sa më shumë tifozë. Madje i bëj thirrje tifozëve tanë që të jenë të pranishëm jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë sezonit. Sepse ne presim që t’i kemi të pranishëm gjatë gjithë sezonit si në volejboll, ashtu dhe në basketboll. Ata janë mbështetësit tanë kryesor dhe ne për ta luajmë. Shpresoj që sot derbi Partizani – Tirana në volejboll për meshkuj të jetë një festë e bukur sportive.

 

– Veçse në dy raste përplasjet e ultrasve në futboll janë transferuar dhe tek lojërat me dorë si në “Farie Hoti”, ashtu dhe në “Asllan Rusi”. Në këtë rast çfarë masash keni marrë?

– Ne kemi kontaktuar me forcat e rendit, kemi dërguar shkresën përkatëse në komisariatin që mbulon Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për mbarëvajtjen sa më të mirë të aktivitetit, që është shumë i rëndësishëm, sepse është fillimi i kampionatit për sezonin 2016-2017. Ndërkohë kemi folur dhe me drejtuesit e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për caktimin e vendeve se ku do të rrinë tifozeritë përkatëse të ndara ashtu sikurse u takon. Në fund të fundi derbi jo vetëm në futboll, por dhe në sportet e tjera, luhet për tifozët dhe unë shpresoj që të jenë sa më të shumtë. Sidomos ato të Partizanit dhe të jenë brenda normave të sportit dhe FAIR-PLAY.

 

– Në volejboll për meshkuj, një Partizan “kampion”, që do të thotë një skuadër me objektiva të mëdha?

– Sigurisht që po. Ne kemi ndërtuar një ekip shumë të mirë. Trajneri Tomori bëri zhvendosjen dhe jemi të përgatitur për një sezon rezultativ dhe kthimit të lavdisë së munguar të Partizanit. Objektivat janë të qarta. Pikësëpari titulli kampion, e më pas dhe Kupën e Shqipërisë. Dhe në fund një paraqitje dinjitoze në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, që janë Kupa Ballkanike, apo dhe Evropiane. Partizani është ndërtuar për të qenë fitues.

 

– Duke u kthyer përsëri tek ekipi i meshkujve, mes lojtarëve dhe shefit të klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani, ka lindur një konflikt për mungesën e shpërblimeve të titullit kampion. Ju çfarë do të sugjeronit si zgjidhje?

– S’është problemi im. Federata Shqiptare e Volejbollit e ka ridërguar atë shumë sipas rregulloreve dhe ligjeve të veta, ka vendimet e veta për atë çështje. Bëhet fjalë për ish-sportistët e Studentit dhe duke qenë se unë nuk kam lidhje nuk dua të përfshij veten në këtë debat. Është e drejta e tyre t’i kërkojnë dhe nëse u takojnë duhet t’i marrin.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh