Gjergj Vyshka 01.12.2014 16:10
Federata Shqiptare e Motorçiklizmit shqiptar ka shpallur dje fituesit e Kupës së Republikës, e cila është zhvilluar në një gjatësi prej 80 kilometrash në masivin malor të Dajtit duke kaluar dhe përreth lumit Erzen.
Në përfundim, teksa gara ka qenë e vështirë dhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike, apo dhe terrenit të panjohur, fitues ka dalë Blerim Aliji dhe pas tij jaë renditur Petrit Lushtaku dhe Qëndrim Shabani.
Kupat për fituesit janë shpërndarë nëpërmjet një mbrëmjeje të bukur në kryeqytet.