Motoçiklizëm / Ana Karrasko, femra që shkruan historinë mbi dy rrota

Share Button

AlbanianSport.com 03/10/2018 15:30

ASNN – Ka shkruar historinë, duke sfiduar atë që është tradicionalisht dhe pashmangshmërisht një bastion mashkullor. Ana Karasko është pilotja e parë femër që fiton titullin “kampione bote” në motoçiklizëm. Pilotja spanjolle ka thyer çdo rekord në këtë sport, që kur e ka nisur atë që në moshën 3 vjeçare. Megjithë vështirësitë ekonomike ajo arrin të fitojë titullin botëror në përfundim të kampionatit të këtij viti. “Kur garoj, mendoj më shumë si pilote, sesa si një femër”. Kështu e ka komentuar Ana Karrasko triumfin e saj, ende e emocionuar për rekordin e arritur.

Është “kampione bote” në klasin “Supersport 300”, femra e parë që arrin të fitojë një titull botëror në kampionatin e motoçiklizmit. Ka arritur ta marrë në Manji-Kur, në Francë, gara e fundit e sezonit, duke treguar se në këtë kategori ka me të vërtetë shumë konkurrencë. Në fakt, Ana Karrasko është femra e rekordeve. Vetëm një vit më par ka fituar garën e parë në Portugali, duke u bërë edhe në këtë rast femra e parë që ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit të një botërori. Në 2018 ishte e vetmja që arriti më shumë se një fitore.

Ana Karrasko ka lindur në   Mursia, në Spanjë, më 1997ën. Është ngjitur në motor kur ishte vetëm 3 vjeç, për të mos ndalur më. Pasionin për këtë sport e ka trashëguar nga babai i saj, dhe karrierën e ka nisur me kampionatet lokale. Në 2001-shin bën garën e saj të parë zyrtare në Bankaha, me motorë 70-kubikësh. Në 2010-ën, vetëm 13 vjeç, Ana arrin moshën e duhur për të konkurruar në “CEV 125 kubikë”. Fillimi është vetëm me rekorde. Është femra e parë që merr pikë në kampionatin spanjoll. Tri vite më pas kalon në “CEV Moto3”, ku zë vendin e 6-të.

Kjo gjë i rezervon një vend në Botërorin e motorëve, po në 2013. Në 2014 detyrohet të largohet për arsye ekonomike. Edhe 2015 është një periudhë e errët për të. Rilind në 2016 në botërorin “Superbike”. Për të mos u ndalur më deri në 2018-ën, kur me skuadrën “DS Junior” arrin të fitojë titullin “kampione bote” në motoçiklizëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh