AlbanianSport.com 10/04/2021 16:25
ASNN – Pas një viti mungesë, Mark Markez do të rikthehet në garat e Moto GP. Piloti spanjoll ka marrë miratimin e mjekëve, se shpatulla e tij është shëruar plotësisht dhe nuk ka asnjë pengesë për të marrë pjesë në gara. Markez do të rikthehet në garë që fundjavën e ardhshme në Portimao. Kështu, Mark Markez do të kthehet në Botërorin e këtij sezoni në Moto GP. Pas gati një vit mungesë, atij iu dha leja nga mjekët për të marrë pjesë në Çmimin e Madh Portugez të këtij muaji.
Markezi ka qenë jashtë gare që kur ai u dëmtua në shpatullën e djathtë në hapjen e sezonit të vonuar të vitit të kaluar në Herez, në korrik të 2020-ës. Gjashtë herë “kampioni i botës” në Moto GP, iu nënshtrua 3 operacioneve që nga ajo kohë. Megjithatë piloti spanjoll nuk arriti të rikuperohej mjaftueshëm për fillimin e Botërorit të 2021, duke humbur testimin para-sezonal si dhe dy garat e para të sezonit, të zhvilluara në Katar muajin e kaluar.
Ishte Stefan Bradli ai që zëvendësoi Markezin në këto dy gara, duke arritur rezultatin të mirë, vendi i 11-të në të parën nga dy garat e Dohas. Në një deklaratë të lëshuar të shtunën në mëngjes, “Honda” theksoi se mjekët i kanë dhënë miratimin Markezin për të garuar në garën e tretë të sezonit, në Portimao, në fundjavën e 16-18 prillit 2021. “Pas rishikimit të grupit të përbërë nga 5 mjekë, u vërtetua se shpatulla e Markez është në një gjendje klinike shumë të kënaqshme, me progres të dukshëm në procesin e konsolidimit të kockave”, – shkruante deklarata.
“Në situatën aktuale, Markezi mund të kthehet në garë, duke marrë përsipër rrezikun e arsyeshëm të nënkuptuar në aktivitetin e tij sportiv”, – përfundon deklarata e skuadrës japoneze. Të gjithë tifozët e Markezit si dhe sportdashësit e Moto GP-së, mezi presin ta rishohin në garë kampionin e botës.