Moto GP / Xhek Miller i befason të gjithë në Asen, fiton lotarinë e motit

Share Button

MotoGP-logo-zeze-RTSH

Gjergj Vyshka 27.06.2016 07:55

Në lotarinë e motit në Asen të Holandës, kjo për Çmimin e Madh të Moto GP-së, ka dalë në evidencë një emër i ri fituesi. Bëhet fjalë për pilotin e “Honda”-s, australianin Xhek Miller, që i ka befasuar të gjithë, ndërsa motoçiklizmi botëror duket se do të jetë tashmë nën rrotat e tij duke nisur që nga ky Çmim i Madh i Holandës.

Australiani është shpallur fitues i një gare, e cila ka eliminuar dhe një pjesë të rrëshqitshme të pistës, ndërsa është ndërprerë për gjysmë ore pas xhiros së katërmbëdhjetë. E kjo për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka pushtuar në ato momente Asenin dhe Holandën.

Dhe vetëm pasi ka rënë vrulli i shiut janë zhvilluar dhe 12 xhirot e mbetura duke plotësuar kështu Çmimin e Madh të Holandës. Miler ka parakaluar Markez dhe Reding dhe fitorja ka qenë për herë të parë për australianin. Valentino Rosi, i 3-ti në momentin e ndërprerjes së garës pas Doviciozos dhe Petrucit, është rrëzuar në xhiron e 17-të.

Përpara tij janë dorëzuar dhe kanë rënë në “nokaut” Pedroza, Doviciozo dhe Petruci, të cilët deri atëherë ishin protagonistët e një gare shumë të mirë. Lorenco, i cili nuk është shfaqur asnjëherë në këtë garë, e ka fiksuar gjithçka në vendin e dhjetë. Në renditjen e përgjithshme botërore pas Çmimit të Madh të Holandës, Mark Markez shkëputet përsëri nga Horge Lorenco dhe Valentino Rosi.

 

Renditja e Çmimit të Madh të Asenit:

 

1)         Xhek Miler (Australi)                        Honda                        22’17”747

2)         Mark Markez (Spanjë)                     Honda                        + 1”991

3)         Skot Reding (Britani e Madhe)      Dukati                        + 5”906

4)         Pol Espargaro (Spanjë)                  Jamaha          + 9”812

5)         Andrea Janone (Itali)                      Dukati                        + 17”835

6)         Hektor Barbera (Spanjë)                 Dukati                        + 18”692

7)         Eugene Laverti (Irlandë e Veriut) Dukati                        + 22”605

8)      Horge Lorenco (Spanjë)                 Jamaha          + 27”604

 

Renditja e përgjithshme Botërore e Motoçiklizmit:

 

1)         Mark Markez (Spanjë)                     Honda                        145 pikë

2)         Horge Lorenco (Spanjë)                 Jamaha          121 pikë

3)         Valentino Rosi (Itali)                                    Jamaha          103 pikë

4)         Daniel Pedroza (Spanjë)                Honda                          86 pikë

5)         Maverik Vinales (Spanjë)               Suzuku            79 pikë

6)         Pol Espargaro (Spanjë)                  Jamaha            72 pikë

7)         Hektor Barbera (Spanjë)                 Dukati                          58 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh