Moto GP / “VR46”, skuadra e legjendarit Valentino Rosi, drejt konsolidimit

Share Button

AlbanianSport.com 31/10/2021 18:40

ASNN – Shefi i skuadrës, Pablo Nieto, flet për pilotët dhe synimet në 2022-shin. Valentino Rosi do të vijë me kohë të plotë me skuadrën e tij, “VR46” në Moto GP, duke nisur nga viti 2022 dhe motorët do të furnizohen nga “Dukati”, ndërsa pilotët janë vëllai i tij, Luka Marini, dhe Marko Bezeki. Ka ulur siparin e një karriere të lavdishme, por po bëhet gati të kalojë në një fazë tjetër, që sidoqoftë ka të bëjë sërish me botën e Moto GP-së.

Kështu, Valentino Rosi do të vijë me kohë të plotë me skuadrën e tij, “VR46” në Moto GP duke nisur nga viti 2022 dhe motorët e tij do të furnizohen nga “Ducati”, ndërsa pilotët janë vëllai i tij, Luka Marini, dhe Marko Bezeki. Por ecuria e skuadrës është ndërlikuar nga paqartësitë sa i përket sponsorit kryesor, teksa në prill u mësua se ai do të ishte gjiganti saudito-amerikan i naftë, “Aramco”. Por kjo e fundit e ka mohuar në dy deklarata një gjë të tillë.

Megjithatë, shefi i skuadrës “VR46”, Pablo Nieto, tha se gjërat ishin në rrugën e duhur, ndonëse “po ecnin shumë, shumë ngadalë”. Skuadra e “VR46”-s nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar të nënshkrimit me pilotin e Moto 2-shit, Bezekin, dhe  nuk e bëri as javën e shkuar, për të mos tërhequr vëmendjen nga gara e fundit e Valentino Rosit në Itali. “Ne jemi të lumtur, sepse po kurorëzojmë projektin tonë që e nisëm praktikisht nga zero”, –  tha Nieto.

“Kemi nisur një projekt me të vërtetë të këndshëm, – ka vijuar ai. – Siç e dinë të gjithë, ne tanimë i dimë kush do të jenë pilotët tanë, por ngaqë ajo ishte fundjava e Valentinos, nuk dëshironim të thonim asgjë për pilotët tanë në 2022-shin, Por besoj se të gjithë e dinë se kush janë pilotët tanë në Moto GP dhe Moto 2. Ne duhet të mësojmë të përmirësohemi, sepse kjo është një sfidë e re për ne. Por mendoj se kemi një mbështetje të mirë nga “Dukati”, prandaj kemi ardhur këtu për të bërë gjëra të mira”, – shefi i skuadrës “VR46”, Pablo Nieto.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh