Gjergj Vyshka 05.06.2016 13:00
Mark Markezi fiton provat zyrtare, podiumi i dedikohet Luis Salomit. Modifikimi i kthesës së 9-të shkakton polemika dhe Rosi e Lorenco akuzojnë se ka pasur ndikime nga kompanitë e tjera që u shkon për shtat një gjë e tillë. Akuza më tej: “Salomi vdiq prej problemeve teknike”. Në Barcelonë, në pistën e modifikuar, del nga hija Mark Markez, i cili i rrëmben vendin e parë në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Katalonjës kampionit në fuqi të botës, Horge Lorencos.
Në rreshtin e parë edhe “Honda” e Pedrozës, pastaj Barbera e Rosi përpara Vinjalesit. “Dukati” i Janones është i 8-ti me kohën 1’44”458, ndërsa Doviciozo i 10-ti, me kohën 1’45”029 pas Petrucit. Fitoren në prova zyrtare, Markezi ia ka dedikuar Luis Salomit, që ka shënuar vdekjen e nëntë në pistë. Ndërkaq, modifikimi i kthesës shkakton më shumë se humor të keq në shtëpinë e “Jamaha”-s dhe në një herë të vetme Rosi dhe Lorenco janë dakord.
Valentino Rosi do të deklaronte kështu: “Për mua, Salomi ka pasur një problem teknik, nëse njëri shkon drejt në kthesë gjithnjë është e rrezikshme. Pse e kanë ndryshuar kthesën e nëntë? Kush ka vendosur e ka bërë sepse gjithçka shkon mirë për motorin e tij. Tani jemi në vështirësi me gomat e pasme, ato që bëjnë të gjithë garën”. Shpërthen dhe Lorenco, që shton se në vendimin e marrë nga komisarët e sigurisë mund të ketë ndikuar dhe Honda. “Në kthesën e 9-të, – thotë Lorenco, – nuk ka pasur asnjë problem.”
Çmimin e Madh të Katalonjës
Radha e nisjes sot:
Nr. Piloti / Kombësia Motori Koha
1) Mark Markez (Spanjë) Honda 1’43”589
2) Horge Lorenzo (Spanjë) Jamaha 1’44”056
3) Dani Pedroza (Spanjë) Honda 1’44”307
4) Hektor Barbera (Spanjë) Dukati 1’44”322
5) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 1’44”324
6) Maverik Vinjales (Spanjë) Suzuki 1’44”329