Moto GP / Valentino Rosi & mbyllja me një titull… “shpresa vdes e fundit”?

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 14:10

ASNN – Largimi nga skuadra e zyrtare e “Jamaha”-s mund të rizgjojë ëndrrën e veteranit italian. Ai është një nga legjendat e gjalla të Moto GP-së dhe shpresa e të gjithë tifozëve ka qenë që Valentino Rosi ta mbyllë karrierën e tij me një titull “kampion”. Përkundër idesë së përgjithshme, shanset janë që largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s ta ndihmojë 42-vjeçarin të përmbushë ëndrrën e tij. Por, a ka mundësi që braktisja e një skuadre zyrtare ta ndihmojë Valentino Rosin t’i jap fund një vazhde të stërzgjatur pa fitore?

Në fakt, kjo është pyetja që po qarkullon këto kohët e fundit në mjediset e kampionatit më të shpejtë në botë mbi dy rrota. Kanë kaluar mbi 3 vite e gjysmë që kur himni i Italisë buçiti në altoparlante, duke deklaruar fitoren e fundit të Valentino Rosit në Moto GP. Dhe, për vëzhguesit e botës së motosporteve, u duk se largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s nënkuptoi se fitorja e tij në Çmimin e Madh të Holandës në 2017-ën do të mbetej fitorja e fundit e veteranit italian. Por kalimi dhe fillimi premtues tek “Petronas”-i po tregojnë se “shpresa vdes e fundit”.

E teksa bota po përballet me probleme madhore, siç ka qenë edhe epidemia e virusit “Covid-19”, e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Valentino Rosi vazhdon karrierën e tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit. Sezoni që nis për pak ditë do të jetë i 26-ti në garat për motora për 42-vjeçarin italian, një udhëtim ky që nisi më a 1996-ën, në kategorinë e 125cc dhe ka vijuar me 9 tituj “kampion” gjithsej, nga të cilët 7 në nivelin më të lartë, duke korrur 115 fitorej, nga të cilat 89 në Moto GP, pas një numri të pabesueshëm prej 414 garash të zhvilluara.

Megjithatë, paraqitjet në teste kanë rizgjuar shpresën e të gjithë tifozëve ka qenë që Valentino Rosi ta mbyllë karrierën e tij me një titull “kampion”. Përkundër idesë së përgjithshme, shanset janë që largimi i tij nga skuadra zyrtare e “Jamaha”-s ta ndihmojë 42-vjeçarin të përmbushë ëndrrën e tij, por kjo mbetet për t’u parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh