AlbanianSport.com 16/02/2021 11:40
ASNN – Valentino Rosi shuan 42 qirinjtë, por 9-herë “kampioni i botës” në Moto GP nuk dorëzohet. Ai vazhdon të konkurrojë me guxim në këtë sport, me synime të reja. Jeta sportive rifillon në moshën 42-vjeçare për Valentino Rosin, i cili, me këtë sezon të Moto GP-së, që nis të dielën e fundit të muajit mars, do të përballet me sezonin e 26-të të tij.
I 22-ti në nivelin më të lartë, por mbi të gjitha i pari në skuadrën kliente “Jamaha Petronas”, përkrah Franko Morbidelit, nënkampion në fuqi i botës në Moto GP. Urime nga të gjitha anët e botës për Valentino Rosin në 42-vjetorin e lindjes së tij. Si dhuratë për datëlindje ëndërrron të fitojë një nga Çmimet e Mëdha të Botërorit që do të nisë në 28 mars 2021 në Qatar.
Një sukses që të mbiquajturit “Doktori” i mundon që nga fitorja në Asen në 2017-ëë. E rrugëtimi drejt këtij synimi do të nisë me motorin “YZR-M1”, me ngjyrat e “Petronas”-it, për të harruar sezonin tepër të ndërlikuar në 2020-ën. Shumë i veçantë është fakti se si shok skuadre, Vale do të ketë një nga nxënësit e tij, që ka patur mjaft sukses, Franko Morbidelin.
Sfidë mes sfidash për 9-herë “kampionin e botës” do të ketë në sezonin e ri të Moto GP-së.