Moto GP / Valentino Rosi, çfarë triumfi “axurr” në pistën e Barcelonës

Share Button

MotoGP-Rosi-lart

Gjergj Vyshka 06.06.2016 08:45

Një goditje e beftë për Lorencon, që e ka nxjerrë jashtë pistës, ndërsa italiani i Jamahës ka arritur të parakalojë dhe Mark Markezin. Në fakt, Horhe Lorenco e ka djeguar Mark Markezin në nisje, ndërsa Valentino Rosi ka nisur të shpërthejë.
Në xhiron e shtatë piloti nga Tavullia kalon dhe shokun e skuadrës dhe del në krye. Lorenco, në vështirësi, bie, por bie edhe Pedroza e Vinjales. Në krye është një luftë e ashpër mes “Honda”-s së Mark Markezit dhe “Jamaha”-s së Valentino Rosit.
Një ditë jo për Lorencon goditur edhe nga Janone dhe, në të tilla kushte, është detyruar të tërhiqet. Përdorimi i gomave i japin përparësi Rosit dhe sulmet e Markezit nuk bëjnë “fajde”, ndaj italiani arrin të fitojë.
Fillon një duel interesant mes tyre dhe Valentino Rosi kalon në krye. Në podium edhe Pedroza, që është përpara Vinjalesit.

 

Çmimi i Madh i Katalonjës

 

Rezultatet teknike të garës:

1) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 44’37”589
2) Mark Markez (Spanjë) Honda + 2”652
3) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda + 6”313
4) Maverik Vinjales (Spanjë) Suzuki + 24”388
5) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha + 29”546
6) Kal Kraçlou (Britani e Madhe) Honda + 36”244
7) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 41”464
8) Alvaro Batista (Spanjë) Aprilia + 42”975

 

Renditja e përgjithshme e
Kampionatit Botërore të Motoçiklizmit

1) Mark Markez (Spanjë) Honda 125 pikë
2) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 115 pikë
3) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 103 pikë
4) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 82 pikë
5) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 72 pikë
6) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha 59 pikë
7) Aleiks Espargaro (Spanjë) Honda 49 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh