AlbanianSport.com 23.04.2016 16:15
ASNN – Valentino Rosi la pas dritëhijet e tij në provat jozyrtare, duke siguruar për herë të 52-të në karrierën e tij në Moto GP-së, nisjen nga vendi i parë. Italiani ua prishi ditën dy rivalëve vendas, duke triumfuar në një beteje treshe në Herez, ndaj Horhe Lorencos dhe Mark Markezit.
Siç dihet, emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit po sillet këtë sezon drejtpërdrejt për sportdashësit nga Rjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë nesër, duke nisur nga ora 11:00, garat e Moto 2 dhe Moto 3, për të kulmuar me garën e Moto GP, që nis në ora 14:00.
Niveli më i lartë i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si MOTO GP, ka zhvilluar të shtunën provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës, që është edhe gara e 4-t të sezonit. Dhe Valentino Rosi la pas dritëhijet e tij në provat jozyrtare, duke siguruar për herë të 52-të në karrierën e tij në këtë nivel të garave të motorëve, nisjen nga vendi i parë.
Italiani ua prishi ditën dy rivalëve vendas, duke triumfuar në një beteje treshe në Herez, ndaj Horhe Lorencos dhe Mark Markezit. Rosi siguroi kështu të parin “pole-position” që nga Çmimi i Madh i Holandës në 2015-ën dhe hera e parë që viti 2009 që italiani i “Jamahas” niset nga rreshti i parë në 3 gara radhazi.
Ndonëse është në formën më të mirë të këtij dhjetëvjeçari të fundit në prova, Rosi nuk do ta ketë të lehtë në garën e së dielës, pasi Lorenco dhe Markez do të synojnë të përfitojnë sa më shumë nga të garuarit në shtëpi. Nesër, duke nisur nga ora 11:00, janë garat e Moto 3 dhe Moto 2, për të kulmuar me garën e Moto GP, që nis në ora 14:00.