AlbanianSport.com 07/08/2018 20:40
ASNN – Veterani italian i motoçiklizmit, kundër idesë së një gare atje vitin e ardhshëm. Valentino Rosi thotë se cikuiti i Formula 1 në Meksiko Siti është shumë “i rrezikshëm” për Moto GP-në dhe se garimi atje sezonin e ardhshëm “nuk është një ide e mirë”. Meksika hodhi kandidaturën fundjavën e kaluar si një konkurrente e fortë për të organizuar një garë të Moto GP-së në 2019-ën, një veprim që do ta çonte në 20 numrin e garave të kalendarit të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.
Por cirkuiti, i cili u kthye në Formula 1 në 2015-ën, ka mure në afërsi të pistave në disa zona, si dhe zona përhapura të asfaltit që zakonisht konsiderohen më pak të sigurta për gara me motor sesa pjesët me zhavorrit. “Unë jam mjaft i dëshpëruar”, – tha Rosi, kur u pyet për mendimet e tij për garën e propozuar të Meksikës. “Para së gjithash, nëse kalendari do të bëhet me 20 gara, kjo do të thotë që ne nuk kemi një jetë tonën!” – ka vijuar veterani italian.
“Përveç kësaj, problemi i parë është se është një pistë shumë e keqe, nuk më pëlqen, është gjithashtu e rrezikshme, – ka vijuar ai. – Ata duhet të modifikojnë disa pjesë të pistës në mënyrë që ajo të jetë e përshtatshme për Moto GP, por është shumë e vështirë të modifikohet një pistë si kjo. Për mua, një garë atje vitin e ardhshëm nuk është një ide e mirë”.
Rosi e përfundoi i katërti garën e së dielës në Brno të Republikës Çeke, edhe pse ishte i dyti në provat zyrtare, duke mos pasur ritmin e dyshes së “Dukati”-t, Andrea Doviciozos dhe Horhe Lorencos, por dhe rivalit Mark Markez të “Hondës”.