Moto GP / Rivalët: Motori i “Dukati”-t, “GP18”, më i miri në pistë…!

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2018 22:05

ASNN – Debati që ka lindur së fundmi në mjedisin e Moto GP-së, është nëse motori i “Honda”-s apo ai i “Dukati”-t është më i miri në pistë. Edhe vetë Markezi e pranon se motori i tij ishte më i miri në vijën e nisjes në fillim të këtij sezoni, por beson tanimë motori i skuadrës rivale është më i miri. Mark Markez dhe “Honda” e tij e kryesojnë për momentin renditjen e përgjithshme të pilotëve, por debati që ka lindur në mjedisin e Moto GP-së, është nëse motori i tij apo ai i “Dukati”-t është më i miri në pistë.

Edhe vetë Markezi e pranon se motori i tij “Honda RC213V” ishte më i miri në vijën e nisjes në fillim të këtij sezoni, por beson tanimë motori “Dukati” GP18 është më i miri. Të njëjtin mendim ndaj edhe shoku i tij i skuadrës, Dani Pedroza, i cili mendon se “Dukati” ka më tepër epërsi, duke argumentuar që aftësia e “GP18”-ës për të përshpejtuar xhirot e motorit ishte një shtysë masive. “Është e vërtetë se, për disa arsye, “Dukati”, ka epërsinë për momentin”, – pohoi piloti tjetër spanjoll i skuadrës japoneze.

“Motori është shumë, shumë i shpejtë, sidomos në vijë të drejtë dhe kjo është një epërsi e konsiderueshme kundrejt të tjerëve”, – shtoi Pedroza. Valentino Rosi, që me “Jamaha”-n e tij ndodhet midis Doviciozos dhe Lorencos në renditjen e pilotëve, por që asnjëherë nuk ka qenë në valle për një fitore gjatë këtij sezoni, tha se “Dukati” ka bërë një punë të shkëlqyer që nga ardhja e administratorit të përgjithshëm, Xhixhi Dal’Inja. “Ata kanë bërë atë hapin përpara që ne duhet të kishim bërë dhe mendoj se motori i tyre është qendra e vëmendjes së punës së skuadrës së tyre”, – tha veterani italian.

I pyetur pas fitores në Mizano, që ishte e para për “Dukati”-n që nga 2007-ta, nëse “GP18” ishte tanimë motori më i mirë në MotoGP, Doviciozo tha: “Askush nuk mund ta dijë me siguri. Mbase. Mbase po, mbase jo. Është shumë e vështirë ta dish një gjë të tillë, sepse gjithmonë ka të bërë sa me motorin, aq edhe me pilotët. Është e sigurt që ne kemi përmirësuar shumë gjëra, sepse jemi shumë më të shpejtë në një pistë ku nuk kemi qenë më parë.”

“Por të vetmit pilotë të “Dukati”-t që jemi në pararojë jam dhe Horheja, ndërsa skuadrat e tjera që furnizohen nga “Dukati” kanë motor të mirë, por pilotët kanë shpesh vështirësi”, – ka përfunduar italiani. Mbetet për t’u parë sesa do të jetë në gjendje skuadra italiane të rikuperojë deficitin që ka kundrejt pilotit spanjoll të “Honda”-s deri në fundit të këtij sezoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh