AlbanianSport.com 07/03/2019 21:10
ASNN – Rikthimi i Moto GP-së në Indonezi, pas më shumë se dy dhjetëvjeçarëve, ka gëzuar shumë ishullin e Lombokut ku tifozët e këtij sporti shpresojnë se do të ringjallë ekonominë e shkatërruar nga tërmeti. Moto GP-ja ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Korporatën e Zhvillimit të Turizmit në Indonezi, për të organizuar këtë veprimtari në ishull në vitin 2021.
Cirkuiti i ri do të jetë me një gjatë prej 4.32 kilometra me 18 kthesa. Ky lajm ka ngacmuar tifozët e motorëve në Indonezi, aty ku Moto GP-ja ka një rëndësi të veçantë, por ata nuk kanë parë një garë të madhe që nga viti 1997. “Nëse ky plan materializohet sigurisht, ne do të ishim shumë të lumtur”, – tha Çandra Gunauan, nënkryetar i klubit të tifozëve indoneziannë “Valentino Rossi”.
“Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur kemi organizuar Moto GP-në në vend”, – shtoi ai. Gara e Lombokut do të mbahet në një qark rrugor të ndërtuar sipas standardeve të përcaktuara dhe do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë. Lomboku, në lindje të zonës së plazhit në Bali, u trondit nga një seri tërmetesh në verë me pasojë 500 të vdekur. Kjo bëri që të ulet numri i turistëve.
Por shumë banorë tani shpresojnë se ardhja e një evenimenti sportiv të klasit botëror do të sjellë rritjen e nivelit të jetesës për vitet që vijnë.